Në 17 nëntor në Tiranë paraqiten veprat e autorëve shqiptarë etnikë nga Mali i Zi

Akademia e artit dhe shkencave të Shqipërisë, Muzeu historik kombëtar në Tiranë, Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave dhe Bashkimi i krijuesve shqiptarë në Mal të Zi do të organizojnë të premten, me 17 nëntor, prezantimin e krijuesve shqiptarë nga Mali i Zi.

Prezantimi do të mbahet në Muzeun historik kombëtar, me fillim në ora 17.

Në këtë eveniment letrar do të marrin pjesë tetë shkrimtarë, përkatësisht:

Ali  Bardhi (Ulqin) “Varrezet në  Anë të malit-Ulqin,

Ali Daci (Rozhajë) “Shtigjet e përgjakura,

Anton Gojçaj (Tuz) “Ndërmjet kapakve“,

Gani Karamanaga (Ulqin) Në derë të oborrit”, 

Gjekë Gjonaj (Tuz) “Bijtë e shqipes“, 

Hajro Ulqinaku (Ulqin) “Merre hisen tënde të jetës -Antalogji”,

Simë Dobreci (Ulqin) “Krijime popullore shestanese“,

si dhe Zuvdija Hoxhiq Berisha (Guci) “ Të gjithë të mitë “.

Përveç veprës së fundit, të gjithë krijimet tjera janë financuar nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave.

http://ul-info.com

Comment

*