Në 22-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit, Adrian Krasniqi

Fotografi gjatë vizitës të kongresistit Engel në Pejë, Kosovë (Korrik 2019): Nga e majta, Jason Steinbaum – Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë, në Kongresin Amerikan, John Calvelli -Zv-President Ekzekutiv i WCS, znj. Patricia Engel, kongresisti Eliot Engel, Harry Bajraktari, ish-Këshilltarja e Komunës, Lisa Milicaj, John Bitici dhe kryebashkiaku i Bajram Currit, Besnik Dushaj.

Harry Bajraktari

Para 22 vjetësh në Kliçinë të Pejës ra trimërisht heroi i kombit Ardian Krasniqi në luftë kundër forcave serbe. Ai ishte ndër ushtarët e parët që u inkuadrua në radhët e UÇK-së.
Ardian Krasniqi lindi në Vranoc të Lugut të Baranit dhe i përket familjës atdhetare të Sylërexhëve e cila ka dhënë shumë për çështjen kombëtare në luftërat e ndryshme për lirinë e Kosovës, si shumë familje të tjera të kësaj ane.
I frymëzuar nga e kaluara historike, e sidomos nga skenat rrënqethëse që i shihte përditë në rrugët e Pejës, si gjimnazist, me disa shoke organizoi demonstrata dhe protesta në shenjë solidarizimi me grevën e minatorëve të “Trepçës”, në vitin 1989.
Nga viti 1990, me grupin e tij filloi grumbullimin e armëve për ta kundërshtuar pushtimin serb. Në pranverën e vitit 1992, emërohet komandant i njësitit për Dukagjin, në logjistikë. Veprimtarinë e tij e zhvilloi në relacionin Kosovë-Shqipëri.
Ishte në lidhje të ngushtë me Zahir Pajazitin, njëri ndër organizatorët kryesor të UÇK-së. Së bashku me Ilir Kunushevcin, Mujë Krasniqin-Kapuçin e të tjerë, në një aksion të armatosur në vjeshtën e vitit 1997 kundër stacionit policor serb në Kliçinë të Lugut të Baranit, ra heroikisht. Rënia e tij ishte frymëzim për shumë luftëtarë të UÇK-së që luftonin për lirinë e Kosovës dhe për të ardhmen e brezave tonë.
Ai ra në fushëbetejë dhe do të jetë gjithherë në zemër të kombit.
Ëndërra e Adrian Krasniqit ishte liria, e cila u arrit me shumë sakrifica, ndërsa institucionet qeveritare e shtetërore sot kanë obligim të punojnë më shumë për shtetin që të realizohet ideali i të gjithë atyre që ranë për liri dhe shtetndërtim të Kosovës.

 

Autori është themelues dhe botues i gazetës “Illyria” (1991-1998) dhe aktivist e biznesmen në komunitetin shqiptaro-amerikan.

New York, 2019

Comment

*