Në “Air Albania” do të luhet finalja e ”Conference League” e vitit 2022

Tiranë, 3 dhjetor 2020 – UEFA ka marrë një vendim historik për Shqipërinë. Në stadiumin kombëtar “Air Albania” do të zhvillohet ncdeshja finale e “Conference League” europiane e vitit 2022.

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se ky vendim është marrë sot, në një videokonferencë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Kjo është hera e parë që në Shqipëri zhvillohet një finale europiane të këtyre përmasave.

Njoftimi i Federatës Shqiptare të Futbollit:

FSHF sjell në Shqipëri një finale të madhe europiane!

“Air Albania Stadium” mirëpret finalen e “Conference League” në vitin 2022!

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot përmes video-konferencës dhe mori një vendim historik për Shqipërinë!

Finalja e “UEFA Conference League”, turneut më të ri europian për klube që do të nisë sezonin e ardhshëm, do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania” në vitin 2022!

Kjo është hera e parë në historinë e sportit shqiptar që vendi mirëpret një finale europiane të këtyre përmasave.

Shqipëria ishte një nga kandidatet kryesore për zhvillimin e kësaj finaleje, por arriti të lërë pas Irlandën e Veriut dhe Finlandën.

Në këtë mbledhje historike mori pjesë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili ka pasur një rol kyç duke lobuar vazhdimisht për këtë vendim.

Gjatë mbledhjes Presidenti Duka falënderoi të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për mbështetjen që po i japin Shqipërisë dhe në veçanti futbollit shqiptar.

Një event i këtyre përmasave është një mundësi fantastike promovimi për Shqipërinë, që do të jetë në qendër të vëmendjes për disa ditë me radhë.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori edhe disa vendime të tjera në mbledhjen e zhvilluar sot në lidhje me finalet e kompeticioneve të UEFA-s.

fshf

(r.m.)

Comment

*