Në Australi jep rezultate një ilaç kundër Covid-19, i testuar te 72 pacientë

Sidnei (Australi), 12 qershor 2020 – Një studiues australian ka zbuluar një ilaç eksperimental që mund të parandalojë vdekjen nga Covid 19, pasi nuk lejon mpiksjen e gjakut që është përgjegjës për vështirësitë në frymëmarrje, dëmtim të organeve, goditje në tru dhe atak kardiak.

Ekipin e kërkimit po e udhëheq profesori I Universitetit të Sidneit, Shaun Jackson.

Pas provave të suksesshme të fazës së parë në 72 pacientë të shëndetshëm, studiuesit dëshirojnë që sa më pare të kalojnë në testimin e fazës së dytë, duke testuar efektivitetin dhe sigurinë e barit në pacientët me Covid-19 në gjendje  kritike.

“Ajo që duam të bëjmë është në thelb të parandalojmë që Covid 19 të pësojë komplikacione të rënda, ku pacientët kërkojnë kujdes intensiv dhe ventilim. Dhe nëse mund ta ndalojmë procesin e mpiksjes, ne mendojmë se mund ta kthejmë Covid-19 nga një sëmundje kërcënuese për jetën, në një sëmundje të rëndë të frymëmarrjes”, ka thënë Jackson, transmeton Ora News.tv.

Por, për fazën e dytë, ilaçi që injektohet në vena do të duhet të testohet jashtë shtetit, për shkak se Australia nuk ka mjaftueshëm pacientë në gjendje kritike.

Australia raportoi rreth 7.300 raste dhe 102 vdekje me disa pjesë të vendit tani që pretendojnë se kanë eliminuar virusin.

(r.m.)

Comment

*