Në Beograd vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit

Beograd, 21 prill 2017 – Qindra qytetarë serbë kanë protestuar të enjten mbrëma në Beograd, për herë të 18, kundër partisë në pushtet.

Qytetarët, kryesisht studentë, janë mbledhur përkundër motit të ftohtë dhe shiut.

Protetstat kundër, siç thuhet, “diktaturës” kanë nisur në Beograd dhe në qytete të tjera të Serbisë më 3 prill, një ditë pasi kryeministri Aleksandar Vuçiq është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale.

Protestuesit kërkojnë shkarkimin e “elitës politike” që e udhëheq Vuçiqi.

Protesta e radhës është paralajmëruar për të premten në mbrëmje, raporton REL. (r.m.)

Comment

*