Në Bollywood do të xhirohet një film biografik për Nënën Terezë

Bollywood po planifikon të xhirojë një film biografik për humanistja e madhe me origjinë shqiptare, fituesen e Çmimit Nobel për Paqe, Nënën Terezë.

Siç njofton gazeta indiane “HindustanTimes”,  në filmin e regjisores Seema Upadhyay do të luajnë aktorë indianë dhe ndërkombëtarë.

Filmi do të prodhohet nga Praeep Sharma, Nitin Mahnmohan, Girish Johar dhe Prachi Manmohan.

Gazeta raporton se këta të fundit janë takuar me motrën Prema Mary Pierick dhe e kanë marrë miratimin e saj për të nisur studimin e biografisë së Nënës Terezë.

Prodhuesit e këtij filmi biografik thonë se janë të kënaqur të kenë rastin të shpalosin shpirtin dhe veprën e Nënës Terezë e cila u bë e njohur në gjithë botën me fisnikërinë dhe bamirësinë e saj.

Filmi është në proces të finalizimit dhe producentët besojnë se ai do të jetë gati deri në fund të viti 2019, ndërsa pritet të publikohet më 2020.

Nëna Terezë, emri i së cilës ishte Anjeza (Gonxhe) Bojaxhiu, lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta (Indi).

Në vitin 2003, Nëna Terezë u lumturua nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës dhe respektit për të varfërit, të cilëve ajo ua kushtoi gjithë jetën. Ndërsa në vitin 2016, ajo u shpall shenjtore nga Papa Francesku. (Ora News.tv)

Comment

*