Në Devoll, policia ndaloi 23 emigrantë, shumica sirianë

Tiranë, 12 gusht 2018 – 23 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar në Devoll u ndaluan. Emigrantët, shumica sirianë, janë ndaluar nga policia kufitare, në orët e mëngjesit.

Njëri prej emigrantëve ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, nga efektivët e policisë kufitare.

Sipas mjekëve të spitalit, emigranti vuan nga diabeti dhe kishte pësuar krizë diabetike, për shkak të lodhjes. Pas trajtimit, gjendja e tij, është stabilizuar.

Të gjithë emigrantët e paligjshëm dërgohen në në Qendrën e Strehimit të përkohshëm, në Tiranë. (r.m.)

Comment

*