Në ditën e Holokaustit, Nishani: Terrorizmi, fashizmi, komunizmi lindën nga padituria

Në ditën botërore të Holokaustit, presidenti Bujar Nishani dekoroi familjet shqiptare që strehuan hebrenjtë

Në ditën botërore të Holokaustit, presidenti i vendit Bujar Nishani ka dekoruar familjet që strehuan hebrenjtë.

Nishani kërkoi që kjo ditë të marrë vendin e merituar në histori ndërsa rikujtoi se janë 6 milion hebrenj që përfunduan në dhiomat e gazit, të varur apo të mbytur.

Sipas kreut të shtetit Terrorizmi, fashizmi dhe komunizmi kanë lindur nga padituria.

Bujar Nishani: Sot me rastin e Ditës Botërore të Kujtesës së Holokaustit jemi mbledhur së bashku për të kujtuar nderuar dhe vlerësuar në emër të shtetit modern ata shqiptarë të cilët vunë veten dhe familjet e tyre në rrezik vetëm e vetëm për të shpëtuar qoftë dhe një jetë të vetme njerëzore.

Si do të kishte qenë bota sot sikru të gjithë do të kishin vepruar ashtu sikur shumica e shqiptarëve

Edhe ministria e Jashtme në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe Bashkinë e Tiranës, organizuan disa aktivitete me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Për të nderuar të gjithë ata qytetarë shqiptarë që rrezikuan jetën e tyre në shpëtimin e hebrenjve, u  përuruan lulishtja “Të Drejtët midis Kombeve”.

75 familje shqiptare janë renditur mes “Të drejtëve midis Kombeve” në Qendrën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Ministri Bushati dhe Ambasadori i Izraelit në Tiranë, gjatë inaugurimit të parkut, vunë në dukje gjestin fisnik të shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjate ditëve të errëta të Luftës së II-të Botërore.

One Response to “Në ditën e Holokaustit, Nishani: Terrorizmi, fashizmi, komunizmi lindën nga padituria”

Read below or add a comment...

  1. sami repishti USA says:

    Pergezimet e mia per Presidetin Nishani dhe autoritetet stetnore te Shqiperise qe rikujtojne me nderim viktimet e Holokaustit, dhe guximin civil te shqiptareve qe mbrojten vellaznit e motrat e tyne izarelite, si dhe ata qe kerkuen strehim nga nazistet gjermane ne Shqiperi.
    Ky gjest i nalte humanitar tregon forcen e karakterit shqiptar, dhe te tradites shqiptare per mbrojtjen e “mikut” dhe te strehimit “te huejit” ne nevoje. Sot, ndjehem kryenalt per bashkeatdhetaret e mij.

Comment

*