Në Kosovë, edhe 1 viktimë dhe 71 raste të reja me koronavirus

Prishtinë, 15 shtator 2020 – Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se brenda 24 orëve të kaluara është regjistruar një viktimë e COVID-19, duke e çuar në 601 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga koronavirusi.

Brenda periudhës së njëjtë kohore janë diagnostifikuar edhe 71 të sëmurë nga koronavirusi, afër dyfishë se një ditë më parë. Në komunën e Prishtinës janë regjistruar 20 raste të reja, ndërsa në komunat tjera janë regjistruar prej 1 deri në 8 raste.

Lajm i mirë është numri i të shëruarve nga COVID-19. IKPSHK bëri të ditur se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 199 të shëruar, shifër kjo gati trefish më e lartë se ajo e rasteve të reja.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para pozitive me koronavirus, në Kosovë janë regjistruar 14.763 persona të prekur nga COVID-19. Prej tyre, 601 nuk e kanë përballuar sëmundjen, 11.784 janë shëruar, kurse active mbeten edhe 2.378 raste.

Numri i rasteve pozitive të regjistruara gjatë 14 orëve të kaluara, sipas komunave: Prishtina 20 raste, Skenderaj 6, Ferizaj 4, Gjilani 4, Peja 4, Vushtrria 4, Klina 3, Lipjani 3, Prizreni 3, Drenasi 2, Fushë Kosova 2, Gjakova 2, Kamenica 2, Mitrovica 2, Obiliqi 2, Podujeva 2, Vitia 2, Deçani 1, Malisheva 1, Shtimja 1 dhe Suhareka 1.

No photo description available.

(r.m.)

Comment

*