Në Kosovë, edhe 10 të vdekur dhe 224 të sëmurë nga COVID-19

Prishtinë, 1 gusht 2020 – Kosova vazhdon të ballafaqohet me përmasa shqetësuese të përhapjes së pandemisë së kosonavorusit.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 10 të sëmurë nga ky virus, duke e çuar në 236 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Po gjatë kësaj periudhe kohore, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë konfirmuar edhe 224 raste të reja pozitive.

Në komunën e Prishtinës janë regjistruar 70 raste, në komunën e Ferizajt 20, në komunën e Prizrenit 20, në komunën e Fushë Kosovës 16, në komunën e Kaçanikut 13, në komunën e Vushtrrisë 10, në komunën e Mitrovicës 9, në komunën e Gjilanit 8, në komunën e Lipjanit dhe në komunën e Podujevës nga 7, në komunat e Drenasit e Skenderajt nga 6, në komunat e Dragashit, Malishevës dhe Suharekës nga 5, në komunën e Pejës 4, në komunat e Klinës dhe Vitisë nga 3, në komunat e Gjakovës, Kamenicës dhe Obiliqit nga 2 dhe në komunën e Shtimes 1 rast.

Testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit kanë konfirmuar shërimin e 152 pacientëve të infektuar nga COVID-19

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, prej shfaqjes së rasteve të para pozitive në COVID-19, në Kosovë janë regjistruar 8.554 të prekur nga ky virus. 236 prej tyre kanë vdekur, 4.730 janë shëruar, kurse active mbeten edhe 3.588 raste.

152 TË SHËRUAR DHE 224 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Saturday, August 1, 2020

 

(r.m.)

Comment

*