Në Kosovë, edhe 19 viktima dhe 711 të sëmurë nga COVID-19

Prishtinë, 21 nëntor 2020 – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë (IKSHPK) njoftoi se 19 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (78, 71, 67, 64 vjeç), Prizren 4 raste (75, 72, 72, 62 vjeç), Vushtrri 2 raste (80, 72 vjeç), Drenas 1 rast (75 vjeç), Ferizaj 1 rast (56 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Klinë 1 rast (57 vjeç), Malishevë 1 rast (66 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (52 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Në raportin ditor të institutit njoftohet se gjatë 2r4 orëve të fundit janë testuar 1.633 mostra, të cilat janë rezultuar me 711 raste të reja pozitive në COVID-19, ndërsa janë shëruar 721 pacientë që ishin prekur nga ky virus.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para pozitive me COVID-19, nëKosovë janë konfirmuar gjithsej 33.588 raste pozitive me koronavirus. Prej tyre, 904 pacientë kanë vdekur, ndërsa 20.493 janë shëruar.

Aktualisht, në Kosovë gjende 12.191 raste active me COVID-19.

Përhapja e epidemisë së kosonavirusit në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese, javët r fundit. Të premten, Ministria e Shëndetësisë ka tërhequr vërejtjen se rritja e shifrave të të infektuarve mund të rrezikojë mbipopullimin e kapaciteteve spitalore ku trajtohen të prekurit nga ky virus.

Me qëllim që të parandalohet përhapja e pakontrolluar e epidemisë, Qeveria e Kosovës ka shtërnguar masat parandaluese, përfshirë edhe kufizimin e lirisë së lëvizjes gjatë nëtës në komunat me numër më ta madh të të infektuarve në raport me numrin e banorëve.

(r.m.)

Comment

*