Në Kosovë, edhe 3 të vdekur dhe 76 të sëmurë nga COVID-19

Prishtinë, 16 shtator 2020 – Indtituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëri të ditur se tre persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë, gjatë 24 orëve të kaluara.

Në të njëjtën kohë janë diagmostifikuar edhe 76 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 165 përsona që ishin sëmurë nga ky virus.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 14.839, numri i viktimave në 604, kurse numri i të shëruarve në 11.949.

Aktualisht mbeten aktive edhe 2,286 pozitive të konfirmuara.

Rastet e reja pozitive, sipas komunave: Prishtina 12 raste, Gjilani 11, Klina 9, Fushë Kosova 6, Peja 5, Podujeva 5, Lipjani 4, Ferizaj 3, Gjakova 3, Kamenica 3, Vitia 3, Istogu 2, Mitrovics 2, Vushtrris 2, Deçani 1, Drenasi 1, Malisheva 1, Prizreni 1, Rahoveci 1 dhe Shtimja 1.

No photo description available.

(r.m.)

Comment

*