Në Kosovë, për 6 muaj, kanë hyrë në treg afro 6 mijë biznese të reja

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013, gjithsej janë regjistruar në Kosovë 2.504 biznese të reja, ndërsa në tremujorin paraprak (janar – mars) kanë qenë 3.101 biznese të formuara. Sa i përket shtrirjes së bizneseve të reja nëpër komuna edhe në këtë tremujorë mbizotëron Prishtina ku janë themeluar 681 biznese apo 27.2%, Prizreni dhe Ferizaj kanë numër të njëjtë me nga 196 biznese apo 7.8%, Gjilani me 147 biznese  apo 5.9%, Peja me 131 (5.2%), Mitrovica me 119 (4.7%), Gjakova me 109 (4.3%), ndërsa komunat tjera kanë numër më të vogël të bizneseve të reja gjatë këtij tremujori, thuhet në publikimin e së dielës nga ASK-ja në Kosovë

 

Bekim Salihu

Prishtinë 11 Gusht 2013 – Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar te dielën raportin gjashtë mujor te ndarë në dy pjese janar – mars  dhe mars – qershor te këtij viti për sa i takon formimit te bizneseve (kompanive) te reja ne Kosove në sektorin privat.

“Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013, gjithsej janë regjistruar në Kosovë 2.504 biznese të reja, ndërsa në tremujorin paraprak (janar – mars) kanë qenë 3.101 biznese të formuara, që vërehet një rënie në mes tremujorëve për 597 biznese, apo 19.3 përqind më pakë biznese  të regjistruara në tremujorin e dytë.

Në publikimin e Repertorit Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, ka njoftuar se ne krahasim me periudhën e njëjtë te vitit te kaluar (2012) ka rënie prej 8.5% e bizneseve të reja të themeluara.

“Aktivitetet ekonomike më të preferuara edhe gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 793 biznese apo 31.7%, pasuritë e patundshme dhe dhënia me qira me 322 biznese apo 12.9%, industria përpunuese 278 biznese apo 11.1%, hotelet dhe restorantet me 245 apo biznese 9.8%, aktivitetet tjera shoqërore dhe personale 224 biznese apo 8.9%, ndërtimtaria me 223 ndërmarrje apo 8.9%, transporti, depot dhe telekomunikacioni me 175 ndërmarrje apo 7.0%, bujqësia, gjuetia dhe pylltaria 149 ndërmarrje apo 6%, ndërsa aktivitetet tjera marrin pjesë në shkallë shumë të vogël”, thuhet në raport.

Kategoria e numrit të punësuarve nga 1-4 të punësuar përbën rreth 2.428 biznese apo 97% të bizneseve të reja, kategoria me 5-9 të punësuar me 58 biznese apo 2.3%, kategoria me 10- 19 persona te punësuar  gjithsej janë 13 biznese apo 0.5%, kategoria me 20-49 persona të punësuar  vetëm 3 biznese apo 0.1%, kategoria me 50-49 persona të punësuar me vetëm 2 ndërmarrje, ndërsa në kategorinë e fundit me 250 e më shumë të punësuar nuk është asnjë ndërmarrje e re e regjistruar në këtë tremujorë, përkatësisht mars – qershor.

“Sa i përket shtrirjes së bizneseve të reja nëpër komuna edhe në këtë tremujorë mbizotëron Prishtina ku janë themeluar 681 biznese apo 27.2%, Prizreni dhe Ferizaj kanë numër të njëjtë me nga 196 biznese apo 7.8%, Gjilani me 147 biznese  apo 5.9%, Peja me 131 (5.2%), Mitrovica me 119 (4.7%), Gjakova me 109 (4.3%), ndërsa komunat tjera kanë numër më të vogël të bizneseve të reja gjatë këtij tremujori”, thuhet në publikimin e Repertorit Statestikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë.

Comment

*