Në Kosovë rritet shkalla e papunësisë

Prishtinë, 17 shtator 2018 – Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se shkalla e papunësisë në Kosovë është rritur.

Sipas këtyre të dhënave, në tremujorin e dytë të këtij viti shkalla e papunësisë ka qenë 29.4 për qind, ndërsa në  tremujorin paraprak ajo ka qenë 26.5 për qind.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të publikuara të hënën, dy të tretat e popullsisë së Kosovës janë të moshës së punës.

“Papunësia më e theksuar paraqitet te femrat, me 30.6 për qind, krahasuar me meshkujt 29.1 për qind. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare, me 55.0 për qind”, thuhet në anketën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Anketa është realizuar me rreth 3.500 ekonomi familjare, në gjithë territorin e Kosovës. (r.m.)

Comment

*