Në kujtim të Prometeut të gjelbërimit të Tiranës

Kanë kaluar veç pesë vjet. Nuk janë shumë nga ai 13 shkurt i vitit 2013. Jo, por, ai duhet të ishte. Çdo selvi, pishë, plep, akacie albicje filloi të qajë. Lotet pikonin nga deget pa gjethe. Po, ato ishin të xhveshura nga rroba e gjelbërt. Por peisazhet nuk kishin humbur gjallërinë. Disa zogjve iu dëgjohesh cicërimat e tyre të ëmbëla. Po edhe ndonjë ketër kërkonte ushqim duke vrapuar nëpër degët e drurëve mbjellur nën kujdesin e idete projektuese të Agronomi të lule. Por si sot pesë vjet më parë ato ndalën lëvizjet, nuk këndonin e as hanin. Sepse lajmi i humbjes së agronomit të luleve kishte pushtuar shqipërinë. Dhe jo vetëm, vikama e internetit kishte zgjuar me plotë dallgë hidhërimi, lotësh, ofshamash, Londrën, Brukselin, Njujorkun, Parisin shqipërinë anembanë.
Ai që shkruajti për lulet. Ai që ju dha jetë e oksigjen kryeqytetit. Ai që botoi librat shkollor për shkollën e luishtarisë. Ai arkitekti i së gjelbërtës se Parkut të Tiranës. Me udhën me njëqind selvite përherë gjelbërta, qe si shigjeta shpojnë qiellin, ndërsa e gjelbërta e thellë, ashtu të rrjeshtuar si i projektoi e mbolli ai mëndje arti i së blertës, ende marrin frymë, ende bashkojnë e motërzojne tokën me qiellin, ende peisazhi i tyre i gërshëtuar me drurët e tjerë zbukurues gëzon fëmijën, plakun, sportistin, turistin. Kjo është vepra e tijë që do tiu shërbejë e kulturoi brezave të tërë kryeqytetas. Dashuria e tijë për lulet, shkurret, drurët zbukurues, për librat që lexonte e shkruante, për shkronjat e analfabetit shqip qe kanë qenë themeli i jetës së tijë në krijimin e arkitekturës së gjelbërt. Ato do të mbeten mesazhet e kultura e një prometeu të gjelbërt që edhe në mergim i qante zemra dhe revoltohesh, nervozohesh, i këputesh shpirti për ato dhunime që i baheshhin të 3500 hektar park i gjelbërt.
Prometeu i të gjelbërtës urbane të kryeqytetit vuajti shumë pas viteve ’90 kur e nxorën me forcë nga zyra e tijë në zemrën e arkitekturës së gjelbërt ku ia kthyen në qebabtore. Atij ju qa në dysh zemra kur fidanishtet që ripërtrinin parkun qe prodhonin trëndafila e mimoza iu shkatërruan nga ‘’demobastardët,, nga ato që gëzoheshin kur i vinin flakën luleve, fidanave, magazinave, farave të luleve, drurëve, shkurreve, bimëzave e filizave të rinj. Kur skavator gjigand shkyenin copëra nga trupi i gjelbërt i mushkrive të tiranës, kur betoni dhe hekuri zëvendësuan qindra hektar gjelbërim.
Prometeu i gjelbërimit të Tiranës dhe të Parkut të Liqenit, la një arkitekturë të mrekullueshme, për tu admiruar, vlerësuar e ngritur monumente, po ashtu ai ka lënë pas, mbi 15 libra të botuara, qindra artikuj në organet e shtypit mbi lulishtarinë. Ndërsa sot askush nuk interesohet t’i jap titullin Profesor as Fakulteti i Agronomisë në Univesitetin Bujqësor të Tiranës. Askush nuk i jep çmim për kontributin e çmuar në gjelbërimin e një kryeqytetit të tërë. Askush nuk propozon që Parkut të Tiranë ti vihet emri ‘’Tomson Nishani” një ndër projektuesit e drejtuesit prej më se njëzetë e pesë vjet.
Pusho i qetë profesori yne. Inxhinierat lulishtar, arkitektët e gjelbërimit, agronomët do të ecin në gjurmët e veprave tuaja sëbashku me aromëm e luleve, me klorofilën e gjelbërt, me arkitekturën e mahnitshme të parqeve e lulishteve, me përmirësimin e strukturës llojore dhe ndërhyrjet fitosanitare në drurët e shkurret e gjithë margaritarëve të gjelbërt që keni lënë juve si trazhgimin ma të vyer e monumental Profesor Tomson Nishani. Juve do të mbeteni i pavdekshëm sepse të tilla janë veprat tuaja në gjelbërimin e Parkut të Tiranes ku shkrite jetën tuaj e punuaat me plotë pasion, përkushtim hynjor, vullnet të hekurt. Janë librat tuaja, themeli i historisë së Parkut dhe i shkencës së lulishtarisë.

Lulishtari S. Meziu

Firence 13.02. 2018

 

Comment

*