Në Mal të Zi konfirmohen 86 raste të reja me COVID-19

Podgoricë, 1 gusht 2020 – Autoritetet e Malit të Zi kanë njoftuar të shtunën se në Institutin e Shëndetit Publik janë konfirmuar 86 raste të reja pozitive në Covid-19. Më shumë se gjysma e rasteve të reja janë regjistruar në Podgoricë, 27 raste, dhe në Nikshiq, 24 sosh.

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një pacient me COVID-19 nga Danilovgradi.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me COVID-19 në Mal të Zi ka shkuar në 50. Deri në muajin qershor kishin vdekur 41 persona të sëmurë nga COVID-19, kurse 9 të tjerët kanë vdekur në valën e dytë të epidemisë, pas muajit qershor, kur janë hequr masat për parandalimin e përhapjes së epidemisë.

Autoritetet e Malit të Zi njoftuan se 220 pacientë janë shëruar nga infeksioni gjatë 24 orëve të fundit.

Mali i Zi tani është ndër vendet më të goditura nga pandemia e kosonavirusit. Aktualisht në këtë vend të vogël janë aktive 1.855 raste pozitive me COVID-19.

(r.m.)

Comment

*