Në Maqedoninë e Veriut, edhe 7 të vdekur dhe 138 të infektuar nga COVID-19

Shkup, 1 gusht 2020 – Gjatë javës që po shkon, situata epidemiologjike e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut ishte më e qetë se gjatë disa javëve të fundit. Numri i viktimave dhe numri i të infektuarve nga ky virus ka pasur një rënie të ndjeshme dhe raporti midis të shëruarve dhe të sëmurëve gjatë një dite është rrafshuar.

Të shtunën, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 viktima: dy  nga Shkupi, një nga Makedonski Brodi, një nga Kërçova, një nga Manastiri, një nga Dibra dhe një nga Shtipi. Gjashtë prej viktimave ishin të moshave më të mëdha, kurse njëri prej tyre ishte një i ri, 27 vjeçar nga Shtipi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 138 raste të reja pozitive me COVID-19. Numri më i madh i tyre janë regjistruar në Shkup, 47 raste, në Kumanovë janë regjistruar 17 raste dhe në Shtip 16 raste. Në qytetet tjera janë regjistruar shifra më të ulëta të rastev e të reja pozitive.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 144 pacientë. Për epidemiologët është shpresëdhënës fakti se shifra e të shëruarve gjatë një dite është më e kartë se shifra e të sëmurëve.

(r.m.)

Comment

*