Në Maqedoninë e Veriut, edhe 9 viktima të koronavirusit, përfshirë dy të rinj

Shkup, 15 shtator 2020 – Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 9 viktima të koronavirusit. Në mesin e viktimave janë edhe dy të rinj, të moshës 23 dhe 29-vjeçare, njëri nga Shkupi dhe tjetri nga Strumica.

Instituti i Shëndetit Publik ka bëtë të ditur se njëri nga viktimat ka vajtur nga kanceri, kurse tjetri nga mbipesha.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në 661. Më shumë se gjysma e tyre janë nga Shkupi.

Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 98 raste të reja pozitive me COVID-19. Më shumë se gjysma prej tyre, saktësisht 50 janë regjistruar në Shkup, ndërsa të tjerat janë regjistruar në 15 qytete të tjera.

Në mesin e të infektuarve është edhe një fëmijë i moshës njëvjeçare. Ai kishte qëndruar në kopsht ditën e parë të hapjes së këtyre institucioneve, por ende nuk është vërtetuar nëse është infektuar në kopsht apo jashtë tij.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 104 persona që ishin sëmurë nga COVID-19.

Në Maqedoninë e Veriut janë testuar gjithsej 167.760 mostra, prej të cilave kanë rezultuar  15.925 mostra apo afërsisht një e dhjeta mostrave të testuara. Deri më tash janë shëruar 13.418 të sëmurë, ndërsa aktualisht janë duke u trajtuar 1.846 të prekur nga ky virus.

(r.m.)

Comment

*