Në mbledhjen e dy qeverive të diskutohet për Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën

Refik Hasani

Refik Hasani

Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI

Më 24 prill të këtij muaji në Vlorë është paralajmëruar se do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës. Ky takim i dy qeverive do të duhej ta prodhonte miratimin e një deklaratë të përbashkët të dy qeverive lidhur me qëndrimin ndaj diskriminimit në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc. Nuk duhet të mjaftohet vetëm të japë një mesazh të mbështetjes morale për Medvegjë, Preshevë e Bujanoc por edhe të njoftoj, alarmoj dhe sensibilizoj opinionin mbi diskriminimin, por mbi të gjitha të ndajë mjete dhe ta krijojë një fond të përhershëm. Të ndahen detyra e përgjegjësi saktë të dihet për çdo vjet nga sa mjete do të ndahen jo vetëm premtime në letër. Dy qeveritë shqiptare kanë obligim moral, institucional dhe kombëtarë që më në fund në këtë takim të radhës të dy qeverive të fillon një qasje e re, e mirëfilltë, reale, të gjithë bartësit e institucioneve të dy shteteve të bashkërendojnë qëndrimet zyrtare, të harmonizojnë strategjitë e veprimi si: Për Referendumit të një e dy marsit 1992, për marrëveshje e Konçulit, Këshillin Nacional të Shqiptarëve, Trupin Koordinues, për diskriminimin në këtë Krahinë, për amnistinë e ushtarëve të UÇPMB-ës, për të dëbuarit, zhvendosurit, në ndihmesën.Studentët nga këto tri komuna do të duhej të lirohen nga pagesa e semestrit, vitit dhe pagesa tjera, por edhe në akomodimin në konvikte dhe sigurimin e shujtave në mensa të studentëve të këtyre universiteteve publike të jetë i rregulluar pa pagesë. Universiteteve publike të dy shteteve shqiptare i bien hise më së shumti të investojnë, jo vetëm në shkollimin dhe arsimimin e kuadrove të kësaj krahine shqiptare por edhe në investime tjera. Fryma shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë e Prishtinë e gjetiu por edhe në çdo cep të Komunës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe hapësirave tjera etnike shqiptare prandaj lirim nga pagesa do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale. Mbajtja e një qëndrimi i dy shteteve duhet të jetë që do të pasqyrohet dhe prezantohet edhe në Bruksel, Nju Jork e kudo tjetër në botë. Çështja e pazgjidhur e kësaj Krahine të ngritët edhe në mekanizma e instanca si në Parlament të Evropës dhe seanca të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.Përveç bashkëpunimi ndërkufitar të nivelit Komunal na duhet edhe bashkëpunimi rajonal i shteteve në shumë fusha të bashkëpunimit në mesë tyre që është interes i përbashkët. Këso takime për kabinetin qeveritarë të Kosovës dhe Shqipërisë do të duhej të vazhdohen si të rregullta, kurse dy Parlamentet të caktojnë nga një pikë të rendit të punës dhe ta diskutojnë dhe propozojmë që të dy parlamentet nacionale ta themelojnë një Komision Parlamentar miks për shqiptarët jashtë kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë.Organizmi i një konference të donatorëve, krijimi i një fondi dhe ndarja e mjeteve të rregullta vjetore do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale për popullatën e kësaj krahine. Në të gjitha këto bashkëpunime ndërkufitare të nivelit Komunal dhe atyre ndërshtetëror përfitues më të mëdhenj do të jemi ne Shqiptarët. Takim i dy qeverive besojmë se nuk do të mjaftohet në diskutimin ende në lidhje dhe rreth abetares.
17 Prill 2017

(Autori ka të publikuar disa kumtesa e punime në konferenca shkencore mbi raportin e Prishtinës e Tiranës zyrtare ndaj kësaj krahine shqiptare që përfshin komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë)

Mbledhja e perbashket e qeverive te Shqiperise e Kosoves

Comment

*