Në Ministrinë e Arsimit shkarkohen 30 drejtorë e udhëheqës divizionesh

Prishtinë, 10 tetor 2018 – Rreth 30 drejtorë të departamenteve dhe udhëheqës të divizioneve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), gjatë javës së kaluar janë zëvendësuar me ushtrues detyre.

Sekretari i MASHT-it, Ekrem Kastrati, ka thse këtë vendim e ka marrë në kuadër të reformave brenda këaj ministrie.

“Ky vendim është në bazë të një rregullore për standarizimin dhe rregullimin e ministrisë së Arsimit Shkencës dhe  Teknologjisë që është miratuar nga Qeveria e Kosovës. Jemi në fazën fillestare të implementimit të kësaj rregullore dhe ky është bashkëpunim mes ministrisë sonë, Bashkimit Europian dhe GIZ-it”, ka thënë Kastrati për “Kallxo.com”.

Drejtorët e departamenteve, të cilët janë shkarkuar, kanë protesutar të martën kundër këtij vendimi.

Por, Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka dalë në mbrojtje të vendimit të sektretarit Kastrati, të cilin e ka vlerësuar sei hap për  organizimin e ri të Ministrisë së Arsimit Shkencës e Teknologjisë.

“BE mirëpret miratimin e organizimit të ri të MASHT-it dhe përgëzon ministrin, Shyqyri Bytyqi për vendimin e tij të shpejtë për ta zbatuar atë. Shpresojmë që reforma të vazhdojë dhe të sjellë rezultate pozitive duke parandaluar vonesa të mëtejshme në përpjekjet e Kosovës për të përmirësuar cilësinë e arsimit”, ka thënë Zyra e BE-së në Kosovë.

Rregullorja për organizimin e ri të Ministrisë së Arsimit Shkencës e Teknologjisë është miratuar më 11 shtator nga Qeveria e Kosovëss. Ajo është hartuar në bazë të projektit “Rishikimi funksional i MASHT-it”, i cili është financuar nga BE-ja dhe GIZ-i. (r.m.)

Comment

*