NE NEW YORK, NDERROI JETE SHQIPTARJA E MADHE ZONJA LUME M. JUKA

Nga Eduard M. Dilo

Me hidherim, trishtim e tronditje shpirterore, mesova se ka nderruar jete Zonja Lume M. Juka, profesoreshe e nderuar, moter ne shpirt dhe bashkepunetora e mike e afert e Nanes sone Terese. Krejt bota shqiptare dhe Kombi yne humbi nje intelektuale dhe patriote te shquar, nje grua e rralle, aq sa te huajt ketu ne N.Y. kur bisedonin me te, e pyesnin plot gezim e dashuri: ” na duket sikur takuam e biseduam Nanen Terese; ju lutem kush jeni ju, si e keni emrin?”. Ajo me thjeshtesine, butesine, miresine dhe driten qe reflekton ne ata syte e saj plot embelsi, u pergjigjej:
” Jam Shqipetare, ashtu si ishte dhe Nana Terese, ngjaj si duket me te, se jemi nga nje vend, e duke qene per shume kohe prane Saj kam -si duket – dicka te marre prej Saj!”

Zoti e kish sjelle qe une te bisedoja e takohesha shpesh, te takohem e te degjoj mrekullite e dala nga zemra e kesaj Zonje, qe nuk nderon vetem Shkodren qe e lindi, por krejt Kombin tone. E kompletuar me nje kulture qe do t’a kish zili gjithkush, ishte aq e pervuajtur sa dhe e ditur; ishte vete MIRESIA, si ka qene dhe motra e saj , Shkencetarja Shqiptare Prof. Dr. Safete S. Juka, Apo vellezerit e saj. U nda nga jeta, duke lene mbrapa vetem shembell e drite-dritesie. Tere jeten ja perkushtoi me zemer e shpirt vetem Kombit, mori pjese kudo dhe kurdohere ne gjithe aktivitetet ku percillte dhe predikonte me urtesi e miresi vec dashurine e pa kufi qe kish per Atdhene. Ishte e thjeshte dhe teper modeste, kurre nuk beri dicka per tu dikur e rene ne sy, por vec bente ate qe ja thosh zemra e shpirti, mbrujtur e edukuar ne shtepi vetem me ndjenje atdhetare. “Patriotizmin dhe dashurine per Kombin e quante detyre, dhe nuk kerkoi kurre shperblim e perfitim prej tij”. Bota shqiptare sot eshte me e heshtur, eshte ne zi se humbi nje nga intelektualet e pakta qe ka ne gjirin e saj. Te prehesh ne Paqen e Zotit mikja jone e madhe Zoja Lume M Juka. Do te jeshe e pa harruar ne kujtimet tona, qe te deshem e na deshe aq shume.

One Response to “NE NEW YORK, NDERROI JETE SHQIPTARJA E MADHE ZONJA LUME M. JUKA”

Read below or add a comment...

  1. Sami Repishti, Ph.D. says:

    Pushofte ne paqe kjo krijese paqesore.

Comment

*