Në New York, vdiq Dykë Mushkolaj Gecaj

Në moshën 78 vjeçare ndërroi jetë, Dykë Mushkolaj Gecaj, gruaja e dajës sim Halil Gecajt, vëllait të Rrustem Gecajt.
E ndjera ishte një grua fisnike, mikpritëse dhe e dashur nga të gjithë në familjen Gecaj, Mushkolaj dhe në familjen time. E njoha para 50 vjetësh kur isha në Vranoc, para se të vija në Amerikë. Ka qenë e përkushtuar pas atdheut dhe traditave dukagjinase. Rrëfimet e saj ishin shumë interesante për ngjarjet e ndryshme që ajo i kishte përjetuar.
Dyka ka lënë pas tre djem e dy vajza: Hysenin, Muharremin, Xhaferin, Qaushin, Shpendin, Shpresën dhe Havën.
Pas vdekjes së burrit, Halil Gecajt, ajo me sakrificë e mundime të mëdha rriti dhe edukoi fëmijët e saj ku bujaria dhe atdhedashuria kanë qenë përkushtim. E ndjera bëri gjithçka që fëmijët të bëheshin zot të vetvetes, duke i edukuar dhe inspiruar për dashuri ndaj familjes, atdheut e njerëzimit.

Harry Bajraktari, New York, 2017.

 

Comment

*