Në Nju Jork, meshë dhe simpozium për Vitin kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

Përkrenarja e shpata e Gjergj Kastriotit në Vjenë

Viti jubilar kushtuar Skënderbeut po kremtohet kudo ndër shqiptarë. Përveç Shqipërisë e Kosovës, edhe diaspora shqiptare kudo ndodhet organizohet me veprimtari të ndryshme në 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit.

Kështu, kisha e Zojës së Shkodrës, në Nju Jork, në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare “Vatra”, ia kushtoi 17 janarin, kujtimit të Atletit të Krishtit, siç e quajtën papët e Romës Skënderbeun, i cili ndali hordhitë otomane në portat e Evropës.

Në orën 17.00, në kishën e Zojës së Shkodrës u kremtua një meshë përkujtimore. Më vonë, në orën 18.00, në Qendrën “Nënë Tereza”, filloi Simpoziumi kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut me përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare në Nju Jork, si edhe të ftuar të veçantë nga Shqipëria si prof. Romeo Gurakuqi, historian; publicisti nga Kosova, prof. Fahri Xharra; historiania Azeta Kola nga bashkësia shqiptare vendase dhe dr. Pashko Camaj, përfaqësues i Federatës “Vatra”.

Comment

*