Në prag të dyluftimit paraqiten Ermal Hadribeaj dhe Niko Pjetri

Për herë të parë Federata Shqiptare e Ndeshjes së Lirë-MMA në bashkëpunim me UFC Albania sjellin konferencën e parë për shtyp rreth MMA në Shqipëri.

Risia e kësaj konference është debutimi i titullit kampion për peshën 75 KG ku në sallë do jenë të pranishëm për pyetjet nga publiku dy protagonistët kryesor të eventit Ermal Hadribeaj dhe Niko Pjetri që më pas më 13 Gusht do të përballen me njëri-tjetrin për këtë titull.

Një tjetër detaj për t’u mos humbur është shpallja e kampionit për Kupën ”AGC” ku Klajdi Metani dhe Kol Ndreca do të provojnë forcat për të vendosur se kush do të shpallet fituesi i kësaj kupe.

Gjithashtu në përfundim të konferencës do të zhvillohet dhe ballafaqimi i shumëpritur i luftëtarëve me njëri-tjetrin.

Mos mungoni, ditën e premte ora 18:00 në ambjentet e Tirana International Hotel

#AGC6 #AGC6PressConference

Comment

*