Në prill rihapet pas restaurimit Parku i Apolonisë

Parku Arkeologjik i Apolonisë do të rihapet i restauruar në muajin prill. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në profilin e tij në Facebook, të shoqëruar me një imazh ikonik të këtij Parku

Postimi i kryeministrit Rama

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj, se në prill do të shfaqen të rilindura thesaret e këtij parku, pas ndërhyrjes më të madhe restauruese të 30 vjetëve të fundit, e cila u ndërmor qysh prej janarit 2016 nga një skuadër ekspertësh të spikatur.

Ky restaurim shembullor, ka përfshirë monumentet brenda hapësirës së Manastirit bashkë me Portikun e Statujave, Trapezarinë, Kishën, depon Arkeologjike, Muzeun, dhe hapësirat panoramike përreth zonës së Parkut.

Parku Arkeologjik i Apollonisë do të ketë Portën e Jugut si hyrjen e tij të re, ku ju sugjeroj të mos e humbisni rastin për të hyrë në një botë magjepsëse”.

/Oranews.tv/

Comment

*