Në Prishtinë u hap panairi i manaferrës dhe mjedrës

Prishtinë,  13 gusht 2013 – Kultivuesit e manaferrës dhe të mjedrës nga rajone të ndryshme të Kosovës kanë ekspozuar prodhimet e tyre në panairin e këtyre pemëve të imta, në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë.

Gjatë dhjetë  ditëve, sa do të jetë i hapur panairi, 13 kultivues të manaferrës dhe mjedrës, krahas promovimit, do të kenë mundësi edhe të shesin frutat e tyre.

Panairi për promovimin e manaferrës dhe mjedrës është organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe programi i USAID-it “Mundësitë e reja për bujqësi”. Ai organizohet me qllim të promovimit të varieteteve të reja të mjedrës, manaferrës dhe luleshtrydhes, kryesisht varieteteve të reja “Polka” dhe “Albion”, kultivitimi i të cilave është mbështetur nga programi i USAID-it. (R.M.)

Comment

*