Në Sheremet, hapet Muzeu për dëshmorin e UÇK-së, Vezir Ademaj

Nga Beqir SINA – New York

Në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, 20 -vjetorin e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rënjen heroikisht të dëshmorit të UÇK-së, Vezir Ademaj, në vendlindjen e tij në Sheremt, Kullën e Ademajve, familja (Dr. Hasan Ademaj) ka hapur më 25 Korrik ditën e rënjes Vezir Ademaj Muzeun “Vezir Ademaj – rënja heroike për lirin e Kosovës”.

Simbas fotografive të postuara në statusin e tij në rrjetin social Facebook, Dr. Hasan Ademaj, i cili ishte vet këto ditë në Kosovë, dhe përurojë Muzeumin kushtuar vëllait të tij dëshmor, tregon se këtë muze në fshatin e tyre Sheremet, e ka vizituar duke lënë edhe një shënim Kryeministri i Kosovës, zoti Ramush Haradinaj, si dhe bashkëluftëtar, zyrtar të organizatës së veteranve të UÇK-së, bashkëvendas, miq e dashamirë nga zonat për rreth, dhe gjithë Kosovës.

Shumë eksponate, kryesisht të familjes Ademaj, dhe personale të dëshmorit të UÇK, Vezir Ademaj, prej nga fëmijëria e tij, jeta studentore, dhe mergimi i tij në Zvicer, prej nga ai u largua për të mos u kthyer më, sepse u flijua për lirin e Kosovës, këngë dhe video-clipe, shkrime të gazetave më prestigjoze, dekorata, dhe mirënjohje, Proklamatat e zyrtarve të lart të qytetit të Nju Jorkut, paraqesin fakte konkrete mbi veprën e luftës së lavdishme të UÇK-së, para 20 vjetëve, qëndresën dhe rezistencën e Ademajve në përballje e tyre me ushtrinë dhe policinë serbe në fshatin e tyre Sheremet, dhe zonën për rreth.

Vëllai i dëshmorit Dr. Hasan Ademaj, i cili është një veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar në Nju Jork, dhe ai që ka bërë aq shumë të ngrihej ky Muzeum, ka bërë më në fund nji realitet, të cilin ai e kishte si një amanet për dëshmorin e UÇK-së, Vezir Ademaj – aka “Alfredi”.

Ai pati deklaruar kater vjet me pare kur e nisi kete projekt, për shtypin njujorkez, gazetën New York Post, se : “Jemi duke punuar në ngritjen e një muzeu në Kosovë – për vëllain e martirizuar – Muzeu në Kullën i cili do të jetë një kujtim i gjenocidit që la mijëra të vdekur – përfshirë fëmijë, gra e të moshuar , la luftëtarët e lirisë,” ka deklaruar ai dhe ka shtuar se familja e tij ishte duke e ndihmuar për ta ngritur sa më lart aktin e tij.

Comment

*