Në Shqipëri, 2 të vdekur, 152 të sëmurë, 53 të shëruar nga COVID-19

 

Tiranë, 15 shtator 2020 – Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi se dy pacientë kanë humbur luftën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar kështu në 340 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, thuhet në njoftim.

Ministria njoftoi se gjatë këtyre orëve janë shëruar plotësisht nga virusi 53 persona. Kështu, numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 6.668.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 152 persona. Keshtu numri i personave qe jane infektuar me COVID-19 qe nga fillimi i pandemise llogaritet 11672.

Aktualisht në spitalet COVID, situata vijon të jetë e qëndrueshme. Në Klinikën Infektive të QSUT dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë po trajtohen 171 pacientë. 18 prej tyre janë në terapi intensive, kurse 8 janë të intubuar.

(r.m.)

 

Comment

*