Në Shqipëri, vazhdojnë mospajtimet mbi reformën zgjedhore

Tiranë, 18 shtator 2020 – Në Shqipëri kanë vazhduar polemikat e partive kryesore politike lidhur me reformën zgjedhore.

Pas takimit të sotëm të Këshillit Politik, përfaqwsuesit e partive shprehwn njw mori mospajtimesh mbi çështje që kanw tw bwjnw me kodin zgjedhor.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u bëri thirrje palëve për mirëkuptim, në mënyrë që të mbahen zgjedhje të rregullta, e cila wshtw një nga kërkesat e Bashkimit Europian.

Meta tha se kërkesw e vetme e tij dhe e qytetarëve shqiptarë është qw të mbahen zgjedhje të lira e të ndershme dhe qw të kthehet legjitimiteti i institucioneve, gjë që e kanë kërkuar SHBA dhe BE, të cilët ndërmjetësuan marrëveshjen e 5 qershorit pwr reformwn zgjedhore.

“Ftoj gjithë aktorët politikë t’i qëndrojnë marrëveshjes së arritur me aq vështirësi e mund më 5 qershor, të mos devijojnë asnjë milimetër nga ajo marrëveshje. Të mos përdorin shkakun gjoja të listave të hapura për të prishur këtë marrëveshje. Përshëndes opozitën, e cila ka qenë e gatshme për hapjen e listave 100 për qind. Mendoj se është në dinjitetin e forcave politike që ta bëjnë këtë gjë”, tha ai, citon Zëri i Amerikës.

Meta twrhoqi vwrejtjen për rrezikun e shkeljeve të njëanshme të marrëveshjeve dhe tw ligjeve, të cilat, sipas tij, do të konsiderohen si përpjekje për grusht shteti.

Në tw njëjtwn kohë, partitë politike shfaqwn mospajtimet e tyre nw takimin e Këshillit Politik. Partia Socialiste ka paraqitur një projekt të saj pwr listat dhe pwr koalicionet zgjedhore.

“Sot ne sollëm një produkt konkret. Ai mund të mos jetë perfekt, është një draft që kërkon inputin e të gjitha palëve. Në atë draft parashikohet koalicioni zgjedhor dhe nuk është fare e vërtetë se nuk u parashikoka koalicioni pasi publiku është njohur me këtë fakt. Parashikohet vota parapëlqyese për çdo kandidat dhe natyrisht mekanizmat që mundësojnë realisht ndarjen e mandateve mbi bazën e peshës elektorale që kanë kandidatët. Zgjedhësi voton edhe për partinë politike, edhe për individët e veçantë”, tha pwrfaqwsuesi i PS-së, Damian Gjiknuri.

Por, opozita e vuri nw dyshim projektin e socialistëve. Ajo insiston qw listat e kandidatwve tw jenw të hapura 100 për qind.

Partia Demokratike kërkoi që nga OSBE/ODIHR tw kwrkohet opinion në lidhje me propozimin e socialistëve.

“Ajo që po kërkojmë ne është pikërisht gjetja e një zgjidhje të pranueshme konsensuale. Partia Socialiste insiston që të ndryshojë atë që është konsensualisht e dakordësuar për 17 vjet, deri me datë 21 korrik 2020. Për këtë ka mosdakordësi dhe ne kërkojmë zyrtarisht nga Partia Socialiste që, nëpërmjet Këshillit. T’i drejtohemi OSBE-ODIHR-it. Kërkesa është zyrtare. Presim sot njw përgjigje zyrtare me shkrim nga përfaqësuesi i mazhorancës”.  tha pwrfaqwsuesi i PD-sw, Oerd Bylykbashi.

Partitë politike kryesore arritën një marrëveshje më 5 qershor dhe pikat e saj u përfshin në Kodin Zgjedhor, në muajin korrik. Por, njëkohësisht me to, u bënë edhe ndryshime kushtetuese që kanë të bëjnë me sistemin zgjedhor dhe me listat zgjedhore.

Vëzhgues të pavarur mendojnë se bisedimet pwr reformën zgjedhore, tw cilat kanw nisur në muajin janar, nuk janë përmbyllur ende. Ata druajnw se arritja e njw konsensusi mund të marrw dhe shumë kohë dhe vonesat mund të vënë në vështirësi administratën e zgjedhjeve.

(r.m.)

Comment

*