Në Tiranë hapet ekspozita e Eliza Hoxhës “Midis ëndrrës dhe realitetit”

Tiranë, 25 shkurt 2018 – Ambasada e Kosovës në Tiranë, në kuadër të organizimeve me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, sjell në Tiranë ekspozitën personale të Eliza Hoxhës “Midis ëndrrës dhe realitetit”.

Ekspozita e Eliza Hoxhës, këngëtare e njohur e pedagoge në Universitetin e Prishtinë, sjell copëza nga përpjekjet e shqiptareve të Kosovës në rrugëtimin e realizimit të ëndrrës për Kosovën shtet.

Ajo sjell edhe momente lirie, ngazëllimi dhe entuziazmi në ditët e çlirimit, pavarësisë, por edhe sfida me të cilat sot përballet shteti i Kosovës, si çështja e të pagjeturve, grave shqiptare të prekura nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, e deri tek mungesa e lirisë së lëvizjes.

Ekspozita do të hapet më 26 shkurt, nga ora 19:00, në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë, në Tiranë,  dhe do të qëndrojë e hapur deri më 28 shkurt. (r.m.)

Comment

*