Në Tiranë po mbahet takimi rajonal për turizmin

Me temën “Turizëm, solidaritet, qëndrueshmëri”, samiti synon të afrojë bashkëpunimin rajonal dhe jo konkurrencë.

Denion Ndrenika

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria synon t’u tregojë fqinjëve se është leksion i rrallë i turizmit dhe shembull bashkëpunimi.

Në samitin që po mbahet në Tiranë me temë “Turizëm, solidaritet, qëndrueshmëri”, pikë kyçe mbetet sipas Shqipërisë, bashkëpunimin rajonal dhe jo konkurrenca.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se Shqipëria ka hyrë në listën e vendeve me industri turizmi konkuruese.

Në samit synohet gjithashtu të paraqitet efektiviteti i kapaciteteve organizative dhe menaxhuese nisur nga strehimi në rrjetin e hoteleve të të mbeturve pa kulm mbi krye nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Mbi të gjitha, të zhvillimit të destinacionit të qëndrueshëm turistik europain. Këtë e dëshmoi edhe 26 nëntori. Pavarësisht goditjes së natyrës Durrësi, zona më e rëndësishme turistike në vend, është e paprekur dhe në vijim të një procesi të suksesshëm për vitin dhe sezonin e ardhshëm turistik për të pranuar miliona turistë”-tha ministri Klosi.

Statistikat tregojnë se në Shqipëri ka rritje dyshifrore të turistëve, përndryshe 6 milionë sosh në 2019 krahasuar me 2,2 milionë në 2013.

Comment

*