Në Tiranë promovohen dy libra për historinë e Shqipërisë dhe të Kosovës

Tiranë, 5 maj 2018 – Në Tiranë u promovuan dy libra me vlerë për historinë: “Letra shqiptare” i  Arthur Evans dhe “Kosova – një Histori përmes dokumentave”, përgatitur nga Robert Elsie e Bejtullah Destani.

Libri mbi Kosovën përmban një mori dokumentash që nga Lufta Ballkanike deri në Luftën e Dytë Botërore.

Zoti Destani tha se i ndjeri Robert Elsie e kishte lwnw amanet vazhdimin e kwsaj historie prandaj premtoi se do ta përgatisë edhe vëllimin e dytë të librit, i cili do tw pwrfshijw periudhwm prej vitit 1945 deri në ditët e sotme.

“Robert Elsie ishte një punëtor i madh i historisë së Shqipërisë. Pak para se ndërronte jetë, ai më tha se i kishte ende edhe 50 libra për temat shqiptare. Ai u shkroi shumë institucioneve, në Tiranë dhe Prishtinë, por nuk mori përgjigje”,  tha Destani, bashkëpunëtor i studiuesit Elsie për shumë vite.

“Librat sjellin mundësinë për të studiuar mbi historinë e Shqipërisë dhe Kosovës mbi bazën e dokumentave origjinale, duke lënë mënjanë mitet, spekullimet dhe legjendat”, tha ai.

Libri “Letrat shqiptare” i Artur Evans, i cili përmban tema mbi nacionalizmin, pavarësinë dhe Lidhjen Shqiptare, u përgatit për botim nga Bejtullah Destani dhe Jason Tomas.

Të dy librat janë në gjuhën angleze, që u ofrohen lexuesve dhe studiuesve anglishtfolës, janë një nderim përdy  autorët, Artur Evans dhe Robert Elsie.

Librat përmbajnë prova dhe fakte të sakta, dokumente origjinale për disa nga ngjarjet më të rëndësishme të Ballkanit, Shqipërisë dhe Kosovës, materiale që forcojnë dhe ndihmojnë të gjithë ata që merren me historiografinë shqiptare.

(Ilirian Agolli, Zëri i Amerikës)

Comment

*