Në Tiranë u promovuan tri vepra të Agim Nezës, i ndarë nga jeta një vit më parë

Veprat “Dashuri e trishtim në një vend komunist”, “Marrëdhënia publike strategjitë dhe taktikat” dhe “Diplomacia publike” u promovuan në 55-vjetorin e lindjes së Agim Nezës

Denion Ndrenika

Një vit e një muaj pas ndarjes nga jeta, në 55-vjetorin e lindjes, u publikuan në Tiranë tri veprat e Agim Nezës, “Dashuri dhe trishtim në një vend komunist”, “Marrëdhënia publike strategjitë dhe taktikat” dhe “Diplomacia publike”.

I njohur edhe si themelues i marrëdhënieve të reja me publikun në Shqipëri, Agim Neza i mungonte thuajse vitesh me zë e figurë shkencës së tij të komunikimit.

Publicist, gazetar, studiues gjuhë, letërsi, ligjshmërie, pedagog dhe jurist Agim Neza prej 16 majit 2016 u nda së gjalli pas sëmundjes së rëndë në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në moshën 54-vjeçare.

Akademiku Artan Fuga tha se shihte mbrapa kopertinave të librave mundimet dhe dëshirën e Agim Nezës:

“Në veprat e tij kemi shpirtin e Agimit, i cili në një moment të caktuar është i lidhur me trupin. Pastaj ai i takon të tjerëve, studentëve, kolegëve, të gjithë atyre që e lexojnë, që do e citojnë, që do t’i referohen”.

Qetësia e urtësia u theksuan si virtyte të zëdhënësit, këshilltarit në institucione shtetërore e ndërkombëtare, Neza nga njerëzit në thonjëza të sherrnajës që vijnë prej politikës. E pohuan ish-kryetarët e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Ilir Meta:

“I dashur për të gjithë. I ndershëm për të gjithë. I edukuar dhe i lexuar si pakkush! Agimi ishte luajal, çtensionues, sepse nganjëherë politikanët kalojnë momente të forta, presionesh, situatash të vështira. Që, të hynte në zyrë gjithmonë me një buzëqeshje”.

“Njeri mjaft luajal, i përgjegjshëm dhe me një botë të madhe shpirtërore, çka në fund fare është kryesoja për vlerat e gjithsecilit”.

Babai Bajram Neza i pati disa fjalë falenderimi:

“Erdhën gjithë ata miq e dashamirës, qoftë në Tropojë, qoftë këtu në Tiranë dhe na ngushëlluan. Ndanë dhimbjen dhe atë vështirësi që të përballojmë fatkeqësinë dhe na lehtësuan jetën tonë të përditshme”.

Me kritikë për të ndryshuar për të mirë, i tha këto fjalë 5 vjet më parë kur publikoi botimin “Ëllbenia Trevëll Gaid” dhe “Uillkom tu Ëllbenia” (“Albania-Travel Guide” & “ëelcome to Albania”):

“Ideja ime për guidën turistike ka qenë në vitin 1991-1992. Periudha 1987-1990 më ka ndihmuar duke qenë edhe shoqërues në grupe turistike për të vizituar çdo skaj të vendit. Ai që respekton historinë e Shqiëprisë, traditat dhe zakonet e Shqipërisë, arkeologjinë e Shqipërisë, është me të vërtetë shqiptar”.

Tashmë kujtesë e jo veç në çdo përvjetor të shkuarjes së Agim Nezës nga jeta.

Comment

*