Në Tiranë zhvillohet Kampionati Ballkanik i Ndeshjeve të Lira MMA

Federata Shqiptare e Ndeshjeve të Lira njoftoi se në datën 20 tetor në kryeqendrën e shqiptarëve Tiranë do të zhvillohet Kampionati Ballkanik

Presidenti Arjan Rizaj saktësoi se ndeshjet do të luhen për të gjitha moshat dhe kategoritë.

Federata Ballkanike e MMA-së dhe FSHNL-ja do ta organizojnë bashkarisht Kampionatin e Hapur Ballkanik.

Veprimtaria ia nis prej orës vendore 09:30 në datën 20 tetor 2017 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, Shqipëri.

“Aktiviteti është për të gjitha moshat dhe pesha divisionet: deri në moshën 12.13.14 vjeç në; tatam deri në 16 vjeç; në oktagon të moshës deri në moshën 18 dhe mbi moshën 18 (meshkuj dhe femra)”-njoftoi presidenti Rizaj, efektiv i trupave “Komando” të Forcave të Armatosura të republikvs sv Shqipërisë.

Comment

*