Në Vlorë, shënohet 15 vjetori i regjistrimit të iso-polifonisë shqiptare në UNESCO

Tiranë, 28 nëntor 2020 – Të shtunën në Muzeun Etnografik të Vlorës u shënua 15-vjetori i përfshirjes së isopolifonisë shqiptare në listën e trashëgimisë kulturore të mbrojtur nga UNESCO.

Në manifestimin kulturor e artistic që u mbajt me këtë rast morën pjesë autoriteteve të fushës së kuklturës e të artit, si edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Në fjalën e tij të rastit, Presidenti Meta tha se vlerësimi i iso-polifonisë shqiotare nga UNESCO dëshmon vlerat dhe tiparet e veçanta të trashëgimisë kulturore e shpirtërore si edhe identitetin kulturor të shqiptarëve.

Meta tha se polifonia është tipar i rëndësishëm i identitetit kombëtar shqiptar.

”Gjuha, kënga polifonike dhe identiteti i shqiptarit kanë qenë dhe do të jenë përherë një e të pandarë”, theksoi ai.

Meta uroi veçanërisht korifejtë e polifonisë shqiptare që e kanë mbajtur gjallë dhe e kanë transmetuar këtë trashëgimi të shquar kombëtare, brez pas brezi.

Meta e vlerësoi edhe kontributin e grupeve krijuese, bartësve, interpretuesve, rapsodëve, muzikologëve, studiuesve dhe artistëve të folklorit e kulturës popullore.

Presidenti Meta e vlerësoi si moment të veçantë shënimin e 15 vjetorit të eiso-polifonisë shqiptare në UNESCO me Ditën e Pvarësisë së Shqipërisë.

“Në këtë ditë të shenjtë të ngritjes së Flamurit tonë kombëtar, këtu në Vlorë, ndihem dyfish i gëzuar, sepse krahas nderimit të veprës së lavdishme të firmëtarëve të pavarësisë me në krye Ismail Bej Vlorën, po përkujtojmë sot edhe një arritje të shënuar të kulturës sonë shpirtërore dhe kombëtare si komb – 15-vjetorin e përfshirjes së isopolifonisë shqiptare në listën e ‘Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit’, të mbrojtura nga UNESCO-ja. Ku tjetër më bukur se sa në Vlorë dhe kur më shumë se sa sot, pikërisht këtu, në djepin e lirisë dhe të polifonisë, në këtë qytet të ndërtuar mbi atdhedashurinë, midis valëve të detit dhe maleve të Çikës, do të mund ta festonim këtë përvjetor të shquar“, theksoi Meta.

“Edhe pse në kohë të vështirë, brenda rregullave të pandemisë, ne nuk mund të mos e gëzonim këtë arritje të madhe të pasurisë sonë folklorike dhe etno- kulturore“, u shpreh ai.

Nw mbyllje, Presidenti Meta citoi një mendim të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismai Kadare, për dasmat shqiptare ndër shekuj.

“Festat e shqiptarit ndër shekuj kanë ngjarë shpesh si shkreptima gëzimesh në mes mynxyrash“, citoi Meta Kadarenë.

(r.m.)

Comment

*