Prishtinë, 9 tetor 2018 – Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, e ka komentuar planin e Presidentit Hashim Thaçi, për “korrigjim” të kufirit mes Kosovës e Serbisë.
Ismajli, në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se plani i Thaçit do të çonte në ndarjen e Kosovës.
“Kështu do të duhej ta vlerësonin planin e Thaçit edhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë nënkryetari i PDK-së.
Ai ka thënë se PDK-ja nuk do të ishte pro “një korrigjimi që e dëmton sovranitetin e Kosovës”.
Ismaili i ka komentuar edhe deklaratat e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, se mund ta rrezojë qeverinë kur të dojë. Ai ka thënë se Thaçi nuk mund ta rrëzojë qeverinë e Kosovës.
“Thaçi nuk mund ta bëjë këtë. Ai nuk ka asnjë subjekt politik, nuk është pjesë e qeverisë dhe s’ka as grup parlamentar në Kuvend. Nuk di se si mund ta rrezojë qeverinë pa këto”, ka thënë Ismali. (r.m.)