Nëse zgjedhja është mes Gruevskit dhe Perëndimit, ajo nuk do shumë mend

Ruben Avxhiu

Ruben Avxhiu

Bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe maqedonasve nuk ka qenë ndonjëherë e lumtur dhe nuk ka buruar nga dashuria.
Shqiptarët në Maqedoni nuk janë aq të fortë, aq kompaktë dhe aq me mbështetje ndërkombëtare sa të shkëputen nga ky shtet i ri. Nga ana tjetër, maqedonasit, nuk janë aq të shumtë, aq të fuqishëm dhe me aq mbështetje ndërkombëtare sa t’i shtypin shqiptarët duke ua mohuar të drejtat.
Të dy palët janë të detyruar pra të jetojnë së bashku në të njëjtën hapësirë dhe sa kohë që jetojnë aty, mbase mund të gjejnë mënyra që begatia e njërit të mos nënkuptojë detyrimisht rrënimin e tjetrit.
Kjo nuk është e lehtë se mosbesimi mes të dy komuniteteve është shumë i madh, po jo edhe aq e pamundur sepse begatia ashtu si është rrënimi është ngjitës.
Në këtë drejtim shqiptarët kanë punuar shumë që Maqedonia të pranohet në BE dhe NATO sepse duan të bashkohen aty me bashkatdhetarët e tyre përtej kufirit në Ballkan. Maqedonasit kanë pasur një ambicje të ngjashme dhe kanë pranuar për hir të paqes së vitit 2001 dhe ambicjes së integrimit perëndimor që shqiptarët të fitojnë të drejtat që u takojnë. Gruveski, një kryeministër i ri dhe ambicioz, e çoi përpara ekonominë me shumë shpejtësi, realizoi disa reforma në kohë rekord dhe vendosi një bashkëpunim me BDI-në që funksionoi shumë më mirë se sa pritej. Shqiptarët filluan të bëhen më të pranishëm në administratë dhe përfaqësim të vendit. Kritikat ishin më shumë për shpejtësinë e përparimit, jo për drejtimin në të cilin po shkonte vendi.
Pstaj ndodhi vetoja greke. Shqipëria dhe Kroacia hynë në NATO; Maqedonia ndonëse kishte mbushur kushtet, mbeti jashtë.
Pa dashur t’ia zvogëloj mëkatet Gruevskit dhe partisë së tij, kokëfortësia e Greqisë krisi një përkeqësim që do të bëhej gjithnjë e më i madh me kalimin e kohës duke dëmtuar jo vetëm shqiptarët dhe maqedonasit po edhe vetë grekët.
Greqia, pa e menduar mirë, ndihmoi që Maqedonia të bëhej pikërisht ajo që grekët druheshin, një vend që pretendonte prejardhjen nga Aleksandri i Maqedonisë, që përpiqet të përvetësojë një kulturë antikiteti që Greqia e quan të vetën, duke e bërë më të mundshme atë që Athina druhej në të vërtetë, që një ditë fqinji i veriut do të lakmonte krahinën me emrin Maqedoni, që shtrihet deri poshtë në Selanik.
Gruevski dhe shumë maqedonas humbën besimin te një marrëveshje me Greqinë për emrin e republikës dhe u hakmorrën së pari me projektin e tyre të rishkrimit të historisë së vendit dhe pastaj humbën entuziamin për demokratizimin e vendit. Korrupsioni u lejua hapur kurse marrëdhënia me shqiptarët u ndërrua në marrëdhënie me Ali Ahmetin.
BDI e deri diku PDSH mbetën partnerë të VMRO-së, pavarësisht prej korrupsionit, sipas të gjitha gjasave për një çmim, të projektit historik, në shkëmbim të disa monumenteve shqiptare, dhe të vonimit të reformave, sa kohë që nuk prekte punësimin dhe biznesin e anëtarëve të partisë dhe miqve të tyre.
Po kjo ishte një rrokullisje pa kthim, fundi i të cilës nuk dihet ku do të shkojë. Gruevski nuk kishte faj për bllokimin në derën e NATO-s dhe BE-së, po është përgjegjës për largimin nga rruga e reformës dhe trajtimin e shtetit si pronë të tij dhe klikës besnike të partisë. Për të justifikuar shkeljet asgjë nuk u kursye. As sistemi i drejtësisë, ku shqiptarët shpesh u bënë viktima të pamerituara. Të paktën tre raste të bujshme gjyqësore mbeten shumë konfuze për mënyrën si janë zhvilluar dhe arsyet reale të njerëzve mbrapa tyre. Më e fundit, është procesi i ngjarjeve të Kumanovës.
Një rritje e identifikimit fetar mes shqiptarëve të rinj, ishte ndoshta i natyrshëm dhe pjesë e një dukurie mbarë rajonale në mos botërore, por që Gruevski dhe njerzit e tij e përdorën gati haptas për të krijuar një konflikt fetar në Maqedoni. Opozita maqedonase që dukej se nuk do të ngjallej edhe për një dekadë tjetër, me të drejtë dalloi te qeveria synimin për të përdorur fenë e shqiptarëve si justifikim për një diktaturë të ardhshme.
Shpërthimi i skandaleve të korrupsionit pas zbulimit të një seri përgjimesh, përshpejtuan rrokullisjen e Maqedonisë drejt një kaosi politik. Gruevski dhe udhëheqja e VMRO-së kishin manipuluar masivisht. Çfarë ndodhi me këtë ekip politikanësh të rinj dhe me ambicie është tragjedi më vete për vendin ballkanik, por më së paku prej kësaj e meritonin që të ndëshkoheshin shqiptarët, këta bashkudhëtarë nga halli në historinë maqedonase. Krimi ishte në shesh, por kriminelët kishin gjithë pushtetin. Gruevski ndoshta mund të kishte shpëtuar veten duke goditur të gjithë bashkëpunëtorët e demaskuar në përgjime, duke minimizuar pjesëmarrjen e tij. Po ishte një lojë e koklavitur. Do ta merrnin me vete poshtë. Ahmeti gjithashtu mund të ishte distancuar, po nuk e bëri. Pask kësaj vijuan përgjimet që implikonin edhe atë si edhe habitshmërisht Menduh Thaçin në opozitë. Kjo e fundit, ishte akoma më shqetësuese. Në dy vitet e fundit, të dy partitë janë munduar të justifikojnë marrëdhënien e tyre denigruese me Gruevskin, po mëria e elektoratit u duk qartë në këtë zgjedhje të 11 dhjetorit.
Tani jemi përsëri në udhëkryq. Çfarë duhet të bëjën shqiptarët. Vetëm ata mund ta mbajnë Gruevskin në pushtet. Mjafton mbase vetëm BDI. Po do të jetë një shumicë e hollë, që mund të prishet me një ose dy deputetë rebelë.
Nga ana tjetër, LSDM mund ta ngrejnë në pushhtet, BDI me Aleancën, ose të gjithë partitë shqiptare së bashku. Po nëse nuk ndryshojnë raportet, BDI mbetet një komponent i pashmangshëm.
Shqiptarët kanë kujtime disa të këqia me LSDM-në dhe ata që kanë votuar për këtë parti po trajtohen shumë keq në media, po kjo parti të paktën me fjalë po flet për një Maqedoni ku qytetarët nuk do të ndahen sipas kombësisë. Ndoshta është naivitet ose lojë politike, po nëse shqiptarët nuk shkëputen dot nga Maqedonia, a nuk është më mirë të jetë në pushtet një parti që kërkon një republikë më gjithëpërfshirëse.
Nuk e di se çfarë duhet të bëjnë Gruevski dhe Zaev që ta bindin Ahmetin dhe shqiptarët e tjerë që të jenë në anën e tyre, mirëpo një gjë dihet, me sjelljen e tyre, media dhe mbështetësit e VMRO-së po bëjnë çmos që të shtyjnë shqiptarët drejt opozitës.
Shqiptarët mund ta tolerojnë nacionalizmin maqedonas edhe kur nganjëherë sulet kundër tyre. Edhe kur nganjëherë ua mbush mendjen maqedonasve se nuk janë sllavë por popull me prejardhje antike sa grekët e ilirët. Po kur nacionalizmi delirant bashkohet me korrupsionin që vjedh të ardhmen e fëmijëve, kur ky nacionalizëm shkel me këmbë demokracinë, kur ky nacionalizëm bën plane që t’i paraqesë shqiptarët si ISIS e në fund, kur ky nacionalizëm flirton me Putinin e Rusisë, ndërsa sulmon ashpërsisht SHBA-në dhe Bashkimin Europian, atëhere bëhen pak si shumë peshë në ndërgjegje edhe për njerëzit më të duruar e më të qetë.
Ahmeti e ndoshta edhe ndonjë parti tjetër mund të bashkohej me Gruevskin për hir të lidhjeve të vjetra, pikëpamjeve, apo thjesjt mosbesimit te Zaevi. Mund të lidheshin edhe për shkak të inatit të partive të reja. BDI ndoshta e sheh LSDM-në më afër Besës dhe do që ta ndëshkojë. Mirëpo, të gjitha këto do të shumëzohen me zero nëse media pro-Gruevski, mbështetësit në rrugë dhe vetë krerët e koalicionit të VMRO-së vazhdojnë të fajësojnë shqiptarët për zhgënjimin që u kanë bërë maqedonasve. Vazhdojnë të fryjnë numrin e shqiptarëve që votuan për LSDM që të mos pranojnë gati 200,000 maqedonas që dolën kundër tyre. Vazhdojnë të paraqesin dëshirën për ndryshim si një gogol të frikshëm shqiptar. Kërkojnë të trembin përsëri maqedonasit me karikaturën e shqiptarit.
Këta harrojnë se paqja në Maqedoni u vendos me garancinë e SHBA-së, NATO-s, dhe BE-së. Nëse Gruevski ka vendosur të dalë kundër tyre, atëhere le ta bëjnë me forcat e veta. Nuk është Perëndimi që i ka kthyer shqiptarët kundër VMRO-së siç thonë lakejntë e ish-kryeministrit duke i trajtuar shqiptarët si hajvanë që marrin urdhra nga jashtë se për kët të votojnë. Ose sjellja e qeverisë së tij, e ministrave si Jankulovska, e Presidentit Ivanov, e medias së tij, e fushatës antishqiptare dhe antiperëndimore, që ka bërë që shqiptarët jo vetëm të ftohen nga ai dhe partia e tij, po të ndëshkojnë edhe aleatët e tij në botën shqiptare.
Rruga drejt NATO-s dhe BE-së është e ndërlikuar dhe jo shumë e qartë, po linja ruse apo ajo e izolimit nacionalist, dihet se ku të çojnë. Shqiptarët janë bashkudhëtarë të Maqedonisë që shkon në Perëndim. Jo asaj që shkon drejt një aventure të frikshme. Ky vend i përket të gjitha komuniteteve që jetojnë aty. Jo vetëm besnikëve të një partied he aq më pak, jo një njeriu të vetëm. Në këto ditë vendimtare për të ardhmen e shkurtër, pas-zgjedhore, partia me më shumë deputetë po merr rrugën e gabuar. Sepse, nëse zgjedhja është mes Gruevskit dhe Perëndimit, ajo nuk do shumë mend.

Nikola Gruevski (majtas) dhe Ali Ahmeti, pas fitores ne zgjedhjet e fundit. (Associated {Press)

Nikola Gruevski (majtas) dhe Ali Ahmeti, pas fitores ne zgjedhjet e fundit. (Associated {Press)

One Response to “Nëse zgjedhja është mes Gruevskit dhe Perëndimit, ajo nuk do shumë mend”

Read below or add a comment...

  1. sali ramadani-uskana says:

    AASali Ramadani-Uskana
    &Kabineti…
    HISTORIKU DHE PROBLEMET SHQIPTARE
    (nën FYROM-in sllavo-m.- Si të zgjidhen çështjet më diskutabile:Të gjithë humbalaçë
    të mjerë,përveç:“Rilindjes me BESË”etj.,me fitore morale!)
    – Fillimisht,(ri)botuar nga “Illyria” e 15.15.2016,2:22-Nju York etj.,konform…”BESA ka vija të kuqe për Gruevskin e Ahmetin”,me shtojcat paraprake në nivelin më të lartë shkencor-publicistik-zhurnalistik…
    – Në vend në dhjetra-qindra faqe,Pripozim-Mini-Projekti Kombëtar sui generis
    – Qeveria s’do të formohet kurrë dhe as që ka nevojë,si e tillë-inexistente!
    Nuk jemi profet,por duhet konstatuar me përpikëmërinë më të lartë shkencore,se bashkautori tërë jetën është marrë,merret dhe do të merret me çëshjten më problematike dhe diskutabile shqiptare,me qëllimin final për ruajtjen e paqjes dhe prosperitetit kombëtar,pra edhe njerëzor…
    I. PARAPRAKISHT DHE EKSKLUZIVISHT
    1. Për shkaqe të njohura “teknike”,(ri)botoni si ARTIKULL, ose edhe art.koment…,duke i saktësuar nëntitujt dhe titujt e teksteve programatikë dhe pragmatikë,si pjesë e tyre studioze… 2. “A, JU THA(më)SH?! A, JU DOLI ?! A, JU, POLLI ?!”) T U N G J A T J E T A!
    3. Çështja më kruciale diskutabile historike dhe aktuale-politike nën FYROM-in serbo-sllavo-m.dhe shqiptaruce:
    4. Parimisht,po të kemi mend në kokë,sikurse edhe çdo problem diskutabil,duhet zgjidhje paqësore!
    5. Ekskluzivisht,sidomos nën FYROM-in sllavo-m.dhe shqiptaruce,mund të imponohet edhe luftarakja!
    6. Nënkupëtohet që do të ishte fatale për të gjithë,për FYROM-in sllavo-m.,ekskluzivisht ?!
    7. Sado me pasoja,fitorja si një condicio sine qua non do të ishte ekskluzivisht e shqiptarëve: bashkërisht,ose edhe parcialisht,varësishth nga armiku ose armiqtë e përbetuar!
    8. Këtë e ka thënë ca herë edhe Lubço Georkievski i VMRO-PP dhe “brati”i tij-Lubisha ,por edhe një diletant,tradhtar dhe katastrofik shqiptaruc,për qëndrime kontradiktore!
    9. Normalisht do të ishtë me vend dhe me mend racionalja,ekskluzivisht,iracionalja dhe katastrofalja!
    10. Prandaj,popullata e të dy përkatësive nacionale,duhet të mendojë esull,me mend dhe me vend,sa nuk është bërë vonë,pasi,për punët e mira nuk është vonë KURRË! Sepse,edhe ajo popullorja,do të thoshte:”Më mirë vonë,se KURRË!” A,po,jo?!
    ……………………………….
    II. SIGURISHT SE BESA KA VIJA TË KUQE…
    11(1). Po,sigurisht se BESA ka vija të kuqe për Gruevskin e Ahmetin!
    12(2). Zgjedhjet si një conditio sine qua non,do të përsëriten domosdoshmërish,duhet urgjentisht!
    13(3). Priten kushtet e domosdoshme për shqiptarët dhe fitorja e madhe historike!…
    14(4). “Rilindja me BESË”,do të jetë favorite absolute,me ndryshimin esencial dhe urgjent të Kushtetutës !…
    15(5). Në (ri)zgjedhjet urgjente dhe të pakontestueshme,për bri (ri)aktivizimit edhe më të përgatitur dhe në rrethana më relaksuese të “Rilindjes me BESË”,përveç (ri)bashkimit urgjent të të gjitha potencuale ekzistuese shqiptare,me personalitete më të verifikuara,të Inteligjencies së VËRTETË Shqiptare,të Organizatave të VËRTETA Joqeveritare,duhet bashkëpunar urgjentisht me:Zotin Joe DioGuardin dhe Zonjën Shirley Claues-DioGuardi, Amerikano-Shqiptaren xheniale,Zonjushën,Carrie Hooper,Kroato-Shqiptarin,Stipe Mesiqin,me Heroin e Gjallë të Popullit dhe Kombit Shqiptar,dënuar me kushkatim(sic?!), Zotin Rexhep Bunjaku,Xhezair Shaqirin,i mirënjohur si “Komandant Hozha”,Kryehero-Legjendar,Kryepatriotin e Madh, Zotin Lazim Destani,duke mu përkujtuar edhe ca peronalitetet të nivelit më të lartë shkencor, kulturor-artistik-poetik etj.,siç janë:De facto Akad.Prof.Dr. Adelina Marku,e lidhur edhe me emërtimin e Shkëndijave revolucionare (de facto:SHSH”SH”-BeShBaKoShB-a:Besëlidhja për Çlirimin dhe Ribashkimin Kombëtar të Shqiptarëve të Ballkanit”,duke mos e harruar poeteshën e madhe shqiptare-Amerikane:Iliriana Sulkuqi,mikeshë-simotër, recituar bashkërisht edhe në Uskanë(ish-Kërçovë),Shkup,Tetovë,Strugë…,nga relacioni:Shqipërizë-Amerikë,poezi të ndërsjella bashkërisht,por edhe kënduar “Shotën”famoze dhe krijuar histori gjithëkombëtare shqiptare në tërë botën edhe me vjershën kushtuar nergut poeteshës së madhe nga ana e autorit të këtyre rreshtave, pra poeti-për poeten,pa fijen e xhelozisë intelektuale,bile edhe në konkurencë permanente,me titullin simbolik: ”Lili….Nënkolonele-Gjenerale-Poete”,lexuar dhe recituar në dhjetra-qindra media të shkruara dhe elektronike deri në Amerikën e largët kryemike të shqiptarëve(sic?!),- në rast nevoje,mund të iu bashkangjitet edhe faktikisht,njëri nga të nënshkruarit permanent,qoftë ai edhe ex (de facto) Deputeti i Popullit Shqiptar Historik…,sidhe rëndomë,pa fijen e interesit personal…
    16(6). Kaptina e veçantë,me observime rreth problemeve nën FYROM-in sllavo-m.,specifike dhe tejet fenomemale,radhitja fillestare konform alfabetit: Demaçi-Kadare-Qosja,e veçanta:Rugova,për tre të parët dhe rreth shtatë sish,kemi (ri)botuar kalimthi, shkruar në dorëshkrim edhe bashkërisht,për Rugovën (ri)botuar me hollësisht në më shumë media dhe dhjetra faqe,të cilët duhet analizuar me kujdes,sepse ca kanë mospajtime të thella konceptuale…
    17(7). Pas zgjedhjeve nën FYROM-in sllavo-m.,shtrohet pyetja stereotipe:Ku shkoi vota e shqiptararëve? (Përgjigjja më “meritore”dhe më koncize:”N’DREQ T’MALLKUAR?!”)
    18(8). Ku gjendet i “strukur”,ose vepron në fshehtësinë më të madhe antishqiptare,kryetradhtari, FYROMA-si serbo-sllavo-m.krahas rreth 10 kryetradhtarëve dhe rreth 100 tradhtarëve e mercenarëve aktualë dhe të njohur,fillimisht,vetëm nga Uskana(ish-Kërçova)?!…etj.,etj.Pra…
    19(9)…”Rrahman Morina”,ende i “gjallë”dhe aktiv i ditëve tona:uskanasi(ish-Kërçovasi)dhe iliridasi shqiptar nën okupimin e FYROM-it sllavo.m.dhe shqiptarucave të ditëve tona!
    20(10. Uskanasit(kërçovasit)e vërtetë,por edhe iliridasit e vërtetë,këtë e dinë dhe duhet ta identifikojnë fuqimisht,se mos po e kanë “harruar”,që nga v.1969,sidomos,ta zbardhin dhe zhbëjnë si shumë të rrezikshëm për Popullin dhe Kombin Shqiptar,që të mos fëlliqet,fillimish,t kryeautori i këtyre rreshtave,se i vjen edhe koha sërish dhe publikisht!
    21(11). Pas perdesë së tyre,ende qëndrojnë të pa zhbërë sa duhet edhe ca “funkcionarë” shqiptaruca,nga më shumë qytete,në zhbërje e sipër,të cilët duhet të identifikohen tërësisht!
    22(12). Pritet konsolidimi i plotë i shumicës së elektoratit shqiptar,por…
    23(13… Edhe zhbërja e të gjitha atyre antishqiptare dhe tradhtare nga faqja e dheut dhe këndellja… .
    24(14). Fillimisht,tejet shkurtimisht,ndërsa më pas analiza më të thukta shkencore-publicistike-zhurnalistike,sidhe rëndomë:
    …………………………
    III. PPD-ja DHE TRI PARTITË SHQIPTARUCE-ANTISHQIPTARE!
    25(1). Që nga i a.q.”pluralizëm demokratik” të v.1990!…
    26(2). …Rrufeshëm dhe pa përgatitje paraprake normale,dështuan që të gjitha subjektet politike…
    27(3)… Dështoi edhe partia e parë kinse “pluraliste”,duke e manipuluar dhe tradhtuar edhe Nevzat Halilin,të cilin e mashtruan antishqiptarët,mercenarët dhe tradhtarët!…
    28(4)… Por,Nevzati,hiq ndonjë përjashtim,i vetmi kryetar shqiptar deri më sot,i cili nuk tradhtoi dhe mbeti konsekuent,por…
    29(5)….E mashtuan bashibozukët e “shtetit” antishqiptar,me plotë mercenarë…
    30(6). Partia Domokratike Popullore- PDP,Kryetari i parë provizor me përgatitje universale dhe doktor i shkencave,patriot i devotshëm që s’ka nevojë të theksohet,sepse e dinë të gjithë,por e mashtruan poashtu dhe mbeti vetëm me një deputet (1990-sic?!).Më pas,Iljaz Halimi,për tu shuar në PDSH-në e v.1997,me imponim dhe kurdisje kinse atdhetare!
    31(7). PPD-ja,fillimisht me 22 deputetë,s‘bëri gjë(1990-1994),sikurse edhe në mandatin tjetër(1994-1998),fillimisht me 11,më pas 12 sish,më vonë: me tre (1998-2002-sic?!)dhe zero “deputetë”(2002-2016),sikurse edhe,kësaj radhe,duke defiluar me rreth 20 kanditatë,që s’meriton t’i përmendet as edhe emri nominalisht,të tërë të dështuar,përveç N.Halilit kryepatriot,por…!
    32(8). Në përqarje,kur “u nda shapi”prej sheqerit”,nga 32 kandidatë të mundshëm (1994-1998)në rrethin e parë,në të dytin 20,fituan,formalisht si të pavarur,vetëm katër deputetë (Arben Xhaferri,Hisni Shaqiri,Rufi Osmani,Sali Ramadani),më pas në huadër,formalisht,të PPDSH-së-(më vonë e tani të PDSH-së),por…
    33(9). Nga PDP-ja e Iljaz Halimit,nga 4 sish,për ca muaj ikën me marre,gjysma në PPD-në,dy,e kurdisur më heret!(nga 11,13,më pas 12,pasi iku Bedrudin Ibraimi në PPDSH(PDSH)pas rrahjes fizikisht të Mevlan Tahirit…(sic?!)
    34(10). Pas një viti me arrna dhe dëshirën e 6 të mbetur,njëri formal,tjetri erdhi më pas në PPDSH-PDP (dikur PDSH)vetëm pesë aktivë për tërë mandatin,me zor që u konstituua Grupi Parlamentar indipendent,edhepse të dy “partitë”simotra kundër pesë deputetëve aktivë, vepruan në mënyrë autonome,dy të PPDSH-së(më vonë PDSH-së),aktivë:Rufiu,Hisniu dhe Salu, më pas pjesërisht,Sami Ibraimi,enigmatiku”?!),pasi ky i fundit,kishte ikur kur u shpalos Flamuri Kombëtar Shqiptar mbi Foltoren e Parlamentit të Maqedonisë,më 08.07.1997,Xhaferri kishte ikur më heret dhe përgjithmonë-sic?!), me dy të PDP-së,me të cilët u themelua Grupi Parlamentar (edhe me Rahmi Tudën dhe Zeqir Kadriun,me tre aktivë,i katërti “formal”dhe kundër tij(A.Xh.),e nominuam,në vend të vetes,ose njërin nga dy bashkëpartiakët tjerë (sipasmoshës me nga një vitmandat:Hisniun ose Rufiun-sic?!), për kryetar të grupit,Rahmiun,me insistimin e autorit,për shkak të respektimit të moshës,por edhe përforëcimit të Universitetit Historik Shqiptar në Tetovë (lexo:”Dëshmori-KryeRektori-DioGuardi-KryePartiaku i Parë-KryeDeputeti”),fillimisht në mënyrë rotative,por më pas,sërish,me insistimin e autorit e lamë gjatë tërë mandatit.pra edhe tri vite të mbetura!…
    35(11). Në mandatin tjetër pesë deputetët më efektivë dhe historikë,i “hëngër ujku” dhe mbeti vetëm “kaputoja”,pa dalur as edhe një sekond të vetëm në foltore për një mandat të tërë,sikurse edhe për pesë të tjerë,më vonë… (sic?!)
    36(12). PPD-ja nga 22,në 11(12),më vonë 3,më pas,sidhe tani,asnjë deputet(sic?!),pra dështoi komplet?!…
    37(13). PDSH-ja nga 4,vazhdimisht rreth 7,duke mbetur vetëm me 2 “deputetë”kësaj radhe dhe dështuar me marre,duke u pritur zhbërja e plotë si emër,ndërsa antarësia ka mbetur aty ku e ka pasur dhe ku e ka vendin,por…!
    ……………………………………………………..
    IV. RRETH 15 PARTI ANTISHQIPTARE-SHQIPTARUCE
    38(1). Pas pjelljes edhe të ca “deputetëve”minorë,ose humbës sterotipë dekada me radhë,nga rreth 15 sish u zhduken nga faqja e dheut:Partia Liberal-Demokrate(Hisen Ramadani), Partia Repubikane e Unitetit Popullor (N.Halili),Partia e Aksionit Demokratik-Rruga Islame,më pas Rruga e Vertetë (sic?!),Alternativa Demokratike (Asllan Selmani),Partia për Bashkimin Demokratik Shqiptar(Besnik Telai),Partia Demokratike Kombëtare(PDK-Kastriot Haxhirexha),Bashkimi Demokratik Shqiptar(BDSH,Bardhyl Mahmuti),Bashkimi Demokratik Kombëtar(BDK-Hisni Shaqiri), Alternativa Kombëtare(AK),themelues dhe kryetar i parë dhe i fundit,Kryeheroi i Kombit Shqiptar:Harun Aliu,orvajtje të improvizuara:Lëvizja Popullore e Kosovës(LPK),Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK),Partia e Ballit Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit,si orvajtje ose edhe provokime,bile edhe përralla,ca edhe me marre të zezë,sikurse edhe tri qeveritarë në suaza të ndryshme kohore(1990-1998-PPD-ja,1998-2002-PDSH-ja dhe 2002-2016 dhe duket përfundimisht:BDI-ja,për ta zëvendësuar,duket:”Rilindja me BESË”etj.,bile në pritje…,edhepse me shumë vështirësi edhe mediatike (pro)shtetërore-antikombëtare të hendikepuar tmerrësisht!
    39(2)… Kryesisht nga PPD-ja,me ca arrna tjera,sidomos të Uskanës(ish-Kërçovës),”polli” imponueshëm: BDI(lexo:”DUI”Branko,e kurdisur,antishqiptare!),konform ideatorit të FYROM-it sllavo.m.,si antishqiptar i përbetuar dhe i kamufluar edhe sot e kësaj dite…
    40(3)…Kinse në emër të “Luftës”,në radhë të parë të atyre që s’kishin fare dy fije lidhjeje me luftën se ishin mercenarë të kurdisur dekada me radhë nga pushteti i FYROM-it sllavo-m.,sikurse edhe shqiptarucat,me shtrirje,bile, deri në Kosovë,Shqipërizë etj…
    41(4)…Kështu duhet vlerësuar edhe pjellën e të gjitha pushteteve antishqiptare,deri në ditët tona…
    42(5)… Kështu duhet vlerësuar edhe fiaskoja me marre e BDI-së proqeveritare e përbetuar dekada me radhë (sic?!) famëkeqe dhe zhdukjes në kontinitet nga faqja e dheut!
    43(6). Kështu duhet vlerësuar edhe humbjen e partive shqiptaruce dhe 4-5 me patarica dhe 2 të LSDM-së,kinse me prejardhje shqiptare,sipas asaj të mirënjohurës shqiptare:”Në vend të resë,më vdekte edhe djali”-sic?!),në kontinuitet antishqiptar[,tani kinse e renoluar,por me shpica,dyshime me “idoll” konstant antishqiptar dhe kriminel originer(sic?!)
    44(7). Për “variaciontet” shumëvjeçarë të VMRO-DPMNE-së,si antishqiptare,as që duhet diskutuar,por harruar,dështuar dhe shpejt diskualifikuar!…
    ………………………….
    V. SHPRESËZA SHQIPTARE-“Rilindja me BESË” DHE OPCIONI SHQIPTAR
    45(1). E vetmja fuqi motorike,befasi,këndellje,gëzim,shpresë… mbetet Koalicioni “Rilindja me BESË”,me në krye Z.Bilall Kasamin,si kryetar i “Lëvizjes BESA” dhe Z.Fadil Zendeli i RDK-së,së VËRTETË opozitare,jo pa qëllim të pushtetit me të njëjtin emër (sic?!)por edhe fitoren faktike të Df.Akad.Prof.Dr.Arbën Labënishtit,Kruehero Shqiptar,i të gjitha kohërave,i cili duhej të fitonte unanimisht,por…mbetet çështje diskutabile e kohës dhe avancim i paevitueshëm ndërshqiptar…
    46(2). Fillimisht,pritet konsolidimi i së paku 10-12 partive opozitare shqiptare,krahas pataricave me përkonsolidim të shumicës së eletorarit me dell shqiptar,për të mos lejuar manipulimet e mundëshme,por edhe kontribouar për shpejtësinë e zgjedhjeve të parakohëshme, bile urgjente,në të cilën,opozita e porsa konsoliduar shqiptare,si pozitë e ardhshme faktike shqiptare,sidomos në krye me “”Rilindjen me BESË”,bile të (ri)bashkohen urgjentisht me një emër të përbashkët,por të shtuar e jo ndryshuar fare(sic?!),për të vepruar enkas për konsilidimin e plotë të elektoratit shqiptar,për zgjidhjen e të gjitha problemeve më vitale të Popullt dhe Kombit Shqiptar urgjentisht,sepse,në rastin e kundërt,për të gjithë pritet më e keqja,ose zgjidhja e të gjitha problemeve më kruciale shqiptare,por…!
    47(3). Përfundimisht:Opozita e Vërtetë Shqiptare me në krye “Rilindjen me BESË”,duke kontribouar me fuqinë e tij të madhe morale,të mos lejojë primatin e humbalaçëve praktikë dhe juridikë,por as edhe të hyjë “qorrazi”,shpresojmë,në skenarin e Zaevit etj.,pa platoromë,program studioz shqiptar me shkrim, me 11 Pikat Historike të v.1998 të opozitës së atëhershme të FYROM-it sllavo-m.,me ndërmjetësimin e Drejtorit Gjeneral të RTV Gurra me 6 krerë opozitarë të atëhershëm sllavo-m.,të cilët në Kabinetin e Improvizuar të Kandidatit-Deputet,me fitore madhështore,nga 6.000 vota të vjedhura,2600 të “pranuara”,por ikën,si qyqe mali,kur në zyrën e K.Deputetit Shqiptar i tmerruan flamujtë e improvizuar kombëtar shqiptarë,duke harruar edhe për shkakun pse kishin ardhur(sic?!) në zyrën e banesës së ex(de facto)Deputetit…de facto të porsa fituar sërish dhe deklasuar të gjitha partitë sllavo-m.dhe dy shqiptaruce,të cilët,edhepse në kundërshtim flagrant,mendoni,shkuan në”koalicion” parazgjedhor me të gjitha partitë e imponuara sllavo-m.dhe shqiptaruce fashizoide,kundër një,de facto Deputeti Shqiptar (sic?!),i cili zgjati vetëm ca ditë (sic?!)me të vetmin qëllim për ta deklasuar të porsa fituarin edhe ligjërisht, të pakrahasueshmin,Deputetin e Popullit Shqiptar Historik…,si,sërish,realisht, Kandidat-Deputet i Pavarur (sic?!),duke u përgatitur për zgjedhjet urgjente të parakohëshme parlamentare, të cilat do t’i fitojë edhe shumë më fuqishëm se tani,sidomos me angazhimin serioz të INTELIGJENCIES së VËRTETË Shqiptare dhe Organizatave të VËRTETA Joqeveritare Shqiptare,duke kërkuar, kushtëzuar dhe imponuar ndryshimin urgjent të pjesës me radikale për zgjidhjen e problemeve më vitale shqiptare,ose në rastin e kundëret, por edhe në të njëjtën kohë,me organizimin e përbashkët gjithëkombëtar shqiptar,por edhe ndërkombëtar,deri në zgjidhjen e plotë të problemeve më kruciale shqiptare,ose në rastin e kundërt,edhe ndarja,shpërndarja,zhbërja e plotë e organizmës artificiale fantome në momentin sa më të shpejtë optimal,deri në intancën e fundit!…
    48(4). Në rastin e kundërt dhe të padëshirueshëm për të gjithë, njerëzit me kokë dhe rezon,priten befasia,sa e tmershme,aq edhe krenare për të gjithë!
    SALI RAMADANI-USKANA
    (ish-K.,deri dje e mjerë,fillimisht,sërish (gati)heroike dhe në konsolidim permanent…
    &Kabineti:Koautorë Eskpertë: Df.Gjen.Akad.Prof.Dr.Ribash Shqipta-KIMRIA-S.Dafaziasha-I.Pellazgia-I.Saliu-H.Shabani-R.Abazi-I.Piashuku…

Comment

*