Neser, ka për të qenë vonë për Kosovën – …do të jetë turp për politikanët!

Besim Malota

Lidhjet serbo-shqiptare janë “më mirë se kurrë” – ka thënë kryeministria serbe:”Unë mendoj se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë, janë duke bërë më mirë se çdo kohë. Kjo është një shenjë shumë pozitive. Sigurisht, ajo është mëse e vërtetë, para së gjithash, në sajë të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Aleksandar Vuçiç,” ka thënë Kryeministria e Serbisë, Ana Brnabiç, në Marok.

Por, çfarë të mirë kanë ato marrëdhënie, kur jo vetëm që Serbia nuk e njeh Kosovën, por si mundet Kryeministri i Kosovës nuk mundet me “lëvizë” jashtë Kosove, se ai mund të arrestohet gjatë udhëtimeve jashtë vendit, edhe pse e mban postin e shefit të ekzekutivit, nëse Serbia nuk e tërheq fletëarrestin ndërkombëtar kundër tij

Po, mirë nëse janë, dhe ashtu duhet të jenë – I hope so!, si për Shqipërinë, por edhe Kosovën, po ku janë dhe ne nuk po i shohim!

Pra, e thën më shkoq duhet të jenë! sepse nuk janë deri tani aspak!,por vetem është ka luhet për fatkeq me politikën me dy standarte – atë me “2 Karrike”.

Atë të politkës serbe e cila i ka ecur Kosovës gjithnjë me hile. Politikë, prej se kur Kosova, u çlirua dhe shpalli pavarësinë e saj nga Sërbia, është duke u vënë në jetë “step by step – shkallë shkallë” – Dhe, është duke u zbatuar falë asaj poliitikës hileqare e dashakeqe, që do të thotë ta “veshësh Ujkun me lëkurën e Deles”, ose “ditën jemi fqinjë të mirë e flemë në një shtrat – natën kapim pushkët dhe dalim për are, me ta krisë pushkë”.

Kështuqë, kjo jo vetëm që nuk është politika aspak e marrëdhënieve të mira, as për Kosovë dhe natyrishtë as për Shqipërinë, e jo më për shqiptarët nën Serbi, që jetojnë me frikë .

Por, ndoshta sepse meje edhe mund të jem gabim do të më thotë ndokush, sodoqoftë, ky eshtë mendimi im se “Kosova, sot, është edhe më e keq, se sa duket në të vërtet, me marrëdhëniet e saj me Serbinë, pavarësisht se Presidenti Thaqi, Kryeministri Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kardi Veseli, e fshehin atë, sepse, ata vet tash kan rënë me “këmbë e duar” në gropën e atyre hileve, të Serbisë, që politikanët tanë gjithmon e kan pësuar në fund!

Po, sipas meje, kjo ndoshta bëhet “për hirë apo pahirë”, edhe të ndonjë mekate, që ka bërë ndonjeri prej tyre, dhe tani duhet të jenë të mirë me të gjithë….. “me hirë apo pahirë” të pranojnë gjithçka!? …. vetëm e vetëm që ata të mos preken…! dhe “karrikja”, mos të ju luaj! Mirëpo, koha do ta tregojë së çfarë “allish verishesh” po bëhen në shpinë të Kosovës,dhe nesër ndoshta do të jet vonë, por dikë do ta zërë turpi.

Sepse, sot s’ka njeri në Kosovë, dhe ska shqiptarë, që për hir të së vërtestës, që nuk e di se çdo gjë që është duke u bërë deri tani, është duke u bërë vetëm për të mirën e Serbisë.

Kosova, deri tani është ajo që nuk ka marrë asgjë, për veçse ka lirinë e saj, dhe 17 shkurtin 2008, sepse, deri tani ajo që është më profitabile, dhe ajo që ka fituar më shumë, prej se kur ka nisur dialogu i ndërmjetësuar nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës, është vetëm Serbia – janë politikanët e Beogradit, që në Serbi tani po bëhen mite, pas Millosheviqit,- janë Vuçiç, Daçiç, Gjuriç.

Ma e thjeshta është se Serbia, është ajo që nuk po e njeh Kosovën, aq bukur, dhe askush nuk i thotë asgjë, (nuk po i hynë asnjë therr në këmbë, nga komuniteti ndërkombëtar) dhe, është ajo e cila po e mban në “statue quo”, çështjen e Kosovës, vetem me fjalët e bukura, dhe qëllimet e saj djallëzore, tash 19 vjet çlirim dhe 10 vjet pavarësi .

Dhe, që ndoshta nuk i dihet neser Serbia me ndihmën e Rusisë , mund të hyjë edhe me ushtrinë e saj në Kosovë .

Serbia, simbas politikës së saj, me hile, ndaj Kosovës, po qëndronë në “këmbë” me politiikën e “2 Karrikeve” ashtu si ka qendruar gjithmonë, por Washingtoni, tash vonë e kuptojë, kur e tha edhe përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit, Brain Lee, duke i kujtuar asaj se “Serbia duhet të zgjedhë mes Moskës dhe SHBA,dhe Jo të luaj më me 2 Karrike”.

Serbia, po dihet se një “Karrike”, e ka të sigurt në Bruksel, me ato të ashtuquajtura lidhjet serbo-shqiptare, që janë “më mirë se kurrë” dhe po me atë dialogun e ndërmjetësuar nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe një tjetër, ulëse që ajo e ka është ajo “Karrikia” e boshtit sllavo – ortodoks në Ballkan, dhe, është shumë më e fortë,e lidhur me “vida të shtrënguar fortë”, pas Moskës.

Prandaj, kur i dimë të gjitha këto, pavarësisht se është Thaqi President, Haradinaj Kryeminister, apo Veseli Kryeparlamentar, sot, apo kushdo qoftë neser, Mustafa – Hoti apo Albini e Limaj, është, me të vërtet për të ardhur keq se sa politikan qyqan janë të gjithë, që po bëjnë një politik, pa asnjë vizion për të ardhmen e Kosovës .

Prandaj, Kosova, për mua ka mbetur aty ku e nisi dhe ndoshta edhe më keq, mbasi sot as njëri nuk e di se çfarë do të bëhet me Kosovën, në të ardhmen. A di ndodkush të thotë, se a ka ndonjë plan Kosova – se ku do të jet mbas të paktën po themi mbas 5 vjetëve…..!!!

A di ndodkush a ka Kosova më për të humbur!

A është Kosova, sot ajo e cila ka humbur territor? Ku është Kosova, me liberalizmin e vizave, kur po i merr ato dhe kur nuk po i merr? Duam apo s’duam, ku është Mitrovica, a e ka apo nuk e ka më Kosova? Kur, Kosova do ta ketë një vend në Organizatën e Kombeve të Bashkuara? që si po duket nuk ka për ta pasur “kurr” me këtë politikë qyqane, që po bëjnë shqiptarët, “lësho pak këtu e lësho pak atje”!.

A po e dinë politikanët tanë se Serbia, për të ruajtuar kontrollin e saj politik nda çështjes së Kosovës, më “ hir apo pahir”, është duke u “ndihmuar” nga e ashtu quajtura Inisiativa e Ballkanit Perendimor”, që ka përfshirë Tiranën, e cila sot bën një politik, për të shpëtuar “lëkurën” e vet me ato nji mijë probleme, që kan ata brenda vetes, me probelimin e droges, kriminalitetin, korrupsionin, Vetingun, e të tjera e të tjera, që për fat keq të Kosovës, tash nuk mundet ti bëjnë aspak mirë.

Dhe, apo e dimë ne që sot Kosova, vet po udhëhiqet nga poliitikan që në anën tjetër, duket se i kan hipur Kalit, si i thonë për së s’prapthi, nga këta “Kalorës”, që po dalin të rrejshëm, sot, dhe nesër të përfshihen edhe ata në probleme si në Tiranë.

Sepse, ku është sot Presidenti i Kosovës Hashim Thaqi, me ato premtimet se Kosova, do të këtë sa më shumë njohje, do të ketë brenda vitit, libëralizmin e vizave, do të ketë ushtrinë e saj. Ku është sot Kryeministri Haradinaj, që tha se nuk ka me e “falë” as edhe një pëllëmbë tokë të Kosovës ( Demarkacionin) ? Dhe, ku është sot Kryeparlamentari Kadri Veseli, që ka rënë me “këmbë e duar” në gropën e hileve, të Serbisë me Metorvicën.

Dhe, si mundet dhe a ka logjik në botë, që të prahohen se lidhjet serbo-shqiptare janë “më mirë se kurrë” kur Serbia, pa njohë Kosovën, dhe për të ardhur deri te këto marrëdhënje “shumë të mira”, të marri rrugën për në Europë, pa kaluar një herë nga Prishtina, dhe, pastaj Beogradi, të “fluturojë” me një bilet “One Way” në BE, dhe jo të luaj me atë biletën, që ka udhëtuar gjithmon me Kosovën,” Round Trip”, me ato ulset e sigurta me “2 Karrike”, ndryshe me qëndrue në Bruksel, Nju Jork, dhe Uashington, dhe krejt ndryshe me qendrue me Kosovën, në Beograd popullin serb në Moskë.

A e dinë ndonjeri se ku po shkohet kështu, pa zgjidhjen e demarkacionit, pa liberalizmin e vizave, pa njohjen e Kosovës nga Serbia, por prap jemi “turravrap” hade se kemi Dialogun “fasadë”, po nga ju udhëheqës që jeni tani, e u “ra për hise” ta udhëhiqni Kosovën, sot.

Mos “filni” politikan por çohuni e bëhuni një her “Burra”, dhe mos harroni se Seribia, simbas Presidentit Aleksandër Vuçiç, është bër gati, dhe ka për të hapur qysh këtë pranver “Dialogun e brendëshëm për Kosovën”, i cili nuk është gjë tjetër veçse është plani i Serbisë, për marrjen e Kosovës, mos njohjen e saj, dhe ndoshta futjen e ushtrisë.

Asnjeri nuk e di çfarë do të jet rezulatati i diaologut të brendshem në Serbi!!!

Si përfundim është shumë mirë që për Kosovën, kemi edhe mbështetjen e Bashkimit Evropian, si dhe të vendeve që mbështesin procesit të Berlinit, para së gjithash, mbështetjen e Gjermanisë, dhe vendeve të tjera sidomos mikut tonë të përjetshëm SHBA, që po marrin pjesë në këtë proces, tëpër të gjatë dhe tepër të vështir, por kujdes se asnjëher dhe kurr nuk duhet rënë në atë “gropën e madhe të hileve historikë” të Sërbisë, ndaj Kosovës, dhe besuar Serbisë për Kosovën.

Mendoj se është gjithmonë e rëndësishme, që para se të takohen me Beogradin, dhe sa më shumë biseda të bëjnë, duhet bre “burra” t’a njihni më shumë njëri-tjetrin, mbasi do të jetë më e lehtë edhe për të zgjidhur çështjen e Kosovës, por edhe për ju si udhëheqës të lini një emër dhe t’u “zbardhet” faqja nga populli juaj, që u përkrahu, dhe u mbështeti edhe në momentte më të vështira.

Bashkëpunimi, forcimi i marrëdhënieve fillon mes njeri tjetrit, e pastaj me fqinjin tonë, Serbinë, dhe vazhdimi i politikës me BE dhe SHBA, të cialt natyrishtë janë të rëndësishme në rrugën evropiane të Kosovës. Por, do të ishte një turp i madh për të gjithë Kosovën, që të mos e shohin Kosovën, dhe të mos jet Kosova, aty ku këta politkan, që këta udhëheqësit tanë, të cilët luftuan dhe vertë dhanë e skarifikuan për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, të mos të dinë se çfarë po bëjnë sot me Kosovën.

Comment

*