Nesër mbahet seanca e Kuvendit për Demarkacionin

Prishtinë, 12 mars 2018 – Nesër (e martë) do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkaciot me Malin e Zi, raporton Gazeta “Express”, duke iu referuar burimeve të burimet e saj brenda Kuvendit.

Kjo seance mbahet pas dy seancave të dështuara, për shkak të mungesës së votave të nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes, e cila ishte nënshkruar në vitin 2015. Për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duhet të votojnë së paku dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Sipas raportit të forcave në Kuvend, për ratifikimin e Demarkacionit mungonin vetëm dy apo tri vota, pasi Grupi Parlamentar i LDK-së është pajtuar të votojë pro ratifikimit, ndonëse është në opozitë.

Deri më tash, kundër ratifikimit të marrëveshjes janë deklaruar grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës Serbe.

Prej seancës së fundit të dështuar, partitë shqiptare të koalicionit qeveritar janë përpjekur ta bindin deputetët e partnerit të tyre në qeveri, Listës Serbe, ose disa deputetë të Vetëvendosjes që të votojë për ratifikimin e marrëveshjes.

Tash për tash, nuk ka informacion se prej cilave grupeve parlamentare pritet të sigurohen votat e munguara.

(r.m.)

Comment

*