Nevojë për vizitë emergjente në Shtetet e Bashkuara. Ç’mund të bëj?

Avokati Kieran Both

Çështjet të Emigracionit – Avokati Kieran Both për ju:

 

Unë jam një qytetar shqiptar. Gjyshërit e mi jetojnë në SHBA dhe kanë karta jeshile(green card) Gjyshi është i sëmurë rëndë dhe kam frikë se nuk do ta shoh më, nëse nuk marr vizë  për në  SHBA tani. Unë jam i vetëdijshëm se është e vështirë për një të ri, të pamartuar, që të marrë vizë vizitori, por nuk e di se çfarë të bëj. A ka ndonjë mënyrë që unë mund ta bind qeverinë e SHBA-së që të më lejojnë të shkoj në SHBA?

Unë premtoj se do të kthehem në Shqipëri, sepse jam në Universitet.

DL, Tiranë  

Po, është e mundur që ju të merrni “Humanitarian Parole”, por ju do të duhet ta përgatisni kërkesën tuaj me kujdes dhe plotësisht. Në situata urgjente, anëtarët e familjes mund të kenë nevojë të menjëhershme për të udhëtuar  në SHBA dhe nuk kanë kohë të mjaftueshme për të aplikuar për vizën e vizitorit. Këto quhen kërkesa për “Humanitarian Parole” dhe ato aprovohen duke u gjykuar  çdo rast më  vete, varet nga urgjenca e situatës. Individët që janë jashtë Shteteve të Bashkuara mund të jenë në gjendje të kërkojnë këtë  status në Shtetet e Bashkuara me bazë shkaqe familjare, ose të  një  rëndësie publike. Nëse kërkesa aprovohet, Shërbimi i Emigracionit (USCIS) përcakton kohëzgjatjen për përmbushjen e  qëllimit të  vizitës . Për shembull, nëse kërkohet për të marrë pjesë në një proces gjyqësor civil midis palëve private, USCIS mund të autorizojë kohën e nevojshme për të marrë pjesë në procedurë. Statusi  mbaron në datën e skadimit të vizës ose kur përfituesi i saj largohet nga Shtetet e  Bashkuara. Në disa raste, USCIS mund të revokojë statusin në çdo kohë, dhe pa paralajmërim, nëse aplikuesi nuk u përgjigjet kushteve apo kërkesave të  emigracionit. Kushdo mund të kërkojë statusin e mësipërm për vete ose në emër të një personi tjetër, duke paraqitur Formularin I-131, Aplikim për Dokumentin e Udhëtimit. Kërkuesi është një individ ose subjekt që paraqet Formularin I-131, në emër të një individi jashtë Shteteve të Bashkuara.

Një faktor i rëndësishëm që ne e marrim në  konsideratë  në përcaktimin nëse duhet të të aprovojmë  statusin, është  nëse përfituesi ka ose jo mjete suportuese/mbështetëse/ në Shtetet e Bashkuara. USCIS kërkon dëshmi të një sponsori që siguron mbështetje financiare për udhëtimin dhe qëndrimin  e përfituesit gjatë  periudhës së  autorizuar. Mungesa e provave të mbështetjes financiare në Shtetet e Bashkuara është një faktor i fortë negativ që mund të çojë në mohimin e statusit. Sponzoruesi është individi i cili bie dakort të ofrojë mbështetje financiare për vizitorin gjatë  kohës të  qëndrimit  të  autorizuar në Shtetet e Bashkuara . Sponsori duhet të dorëzojë Formularin I-134, (Certifikata e Mbështetjes) për çdo kërkesë  statusi të  veçantë  për të përcaktuar nëse ka  burime të mjaftueshme financiare dhe nëse fondet janë jashtë shtetit,  është e mundur qasja në këto fonde për  t’i përdorur në Shtetet e Bashkuara gjatë  kohës së  qëndrimit të personit këtu. Megjithëse nuk ka kërkesa lidhur me statusin e emigracionit të sponsorit në SHBA, një sponsor që është rezident i përhershëm në Shtetet e Bashkuara,  ose është shtetas i SHBA, mund të  jetë  më  i favorshëm për t’u aprovuar. Dëshmia e statusit legal  të sponsorit mund të jetë  më bindës për të mbështetur vizitorin. Prandaj, kërkuesi duhet të përfshijë në përgjithësi dëshmi të statusit të sponsorit ose shtetësisë amerikane, si karta jeshile(green card)  ose certifikata e natyralizimit, çertifikata e lindjes ose pasaporta. Prova që ndihmojnë në demonstrimin e burimeve financiare përfshijnë dokumentin e pagave të marra, taksat e paguara shtetit ose një letër nga punëdhënësi i sponsorit. USCIS shqyrton çdo kërkesë të  paraqitur, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat. ”Humanitarian Parole” aprovohet vetëm nëse  aplikuesi ka arsye urgjente humanitare ose të rëndësishme publike që duhet  të ndodhet në Shtetet e Bashkuara.

 

Arsyet urgjente humanitare

Nuk ka asnjë përkufizim specifik për “shkaqe urgjente humanitare”. Zyrtarët e USCIS shikojnë të gjitha rrethanat, duke marrë parasysh faktorë të tillë si (por pa u kufizuar në to):

  • Nëse rrethanat janë të ngutshme;
  • Efekti i rrethanave në mirëqenien e individit; dhe
  • Shkalla e vuajtjes, pasojave që mund të rezultojë nëse nuk i aprovohet kërkesa  për të .

Një aplikant mund të vërtetojë urgjencën duke krijuar bindje për kërkesën  e menjëhershme për të qenë në Shtetet e Bashkuara që kërkon veprim të shpejtëm duke patur parasysh trajtimin kritik mjekësor, ose nevojën për të parë  e ndihmuar një anëtar të familjes që  është në fund të jetës për  shkak  të  një sëmundjeje të  rëndë  Faktorët që merren parasysh në përcaktimin e arsyeve urgjente humanitare varen nga lloji i kërkesës për shkaqe humanitare. Kërkuesi duhet të paraqesë Formularin I-131, Aplikimin për Dokumentin e Udhëtimit, (Application for Travel Document)  Formulari I-134,  (Affidavit of Support ) në  departamentin përkatës në  USCIS, Lockbox në Dallas.

Më pas kërkesa dërgohet në Divizionin e Operacioneve Ndërkombëtare USCIS (USCIS-IO) në Uashington, DC. USCIS shqyrton kërkesën për urgjencë (Triage) brenda 2 ditëve pas marrjes së kërkesës (zakonisht dy javë pas paraqitjes së Lockbox) për të  vendosur për përpunim të  përshpejtuar për shkak të një arsye urgjente ose të ndjeshmërisë  kohore.

Të gjitha kërkesat shqyrtohen fillimisht për të përcaktuar urgjencën, pavarësisht nëse kërkuesi kërkon në mënyrë specifike shqyrtim të përshpejtuar. Pastaj një zyrtar i USCIS do të shqyrtojë dhe përgatisë vendimin. Nëse autorizohet, USCIS dërgon një letër miratimi për përfituesin. Letra njofton vendimin dhe hapat e ardhshme të  procesit  për marrjen e dokumenteve të udhëtimit. USCIS gjithashtu do të njoftojë ambasadën ose konsullatën amerikane më të afërt me vendbanimin e përfituesit. Nëse një kërkesë është e aprovuar, njoftimi i miratimit do të informojë personin se ai ose ajo duhet të plotësojë një formular DS-160, Aplikacion për një vizë joimigruese dhe të paraqitet për një takim në seksionin konsullor. Nëse nuk ka çështje të tjera, Konsullata e U.S. do të lëshojë një dokument të referuar si “boardin foil” që i lejon përfituesit të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara brenda 30 ditëve nga dita që është lëshuar.

Shpresojmë që kërkesa juaj të miratohet dhe ta shihni gjyshin tuaj së shpejti.

Qëllimi ynë është të ndihmojmë komunitetin shqiptar dhe emigrantët me informacion për të kërkuar ndihmë në mënyrë  të  pavarur. Ju falënderojmë për komentet tuaja të vazhdueshme dhe do të përpiqemi t’u përgjigjem sa më shumë pyetjeve tuaja, në të ardhmen. Adresa jonë e e-mailit është [email protected]

Comment

*