New York: 100 tableta elektronike për nxënësit në Dibrën e Madhe

Veprim humanitar i Shoqatës Atdhetare “Dibra” në SHBA
Nga Beqir SINA New York
Shoqata Atdhetare “Dibra” nga New York – SHBA, ka ndihmuar këto ditë me 100 tableta nxënësit e Shkollës Fillore Komunale “Said Najdeni” në qytetin e Dibrës së Madhe, të cilët po mësojnë në kushtet e masave që rekomandohen nga autoritet për shkak koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Drejtori i kësaj shkolle, Burim Kaziu, i cili , ka shprehur falënderim për Shoqatën Atdhetare Dibra, për ndihmën e ofruar në këtë kohë të rëndë pandemie.
“Shfrytëzojmë rastin ta falënderojmë Shoqatën Atdhetare Dibra, dhe komunitetin dibran në SHBA, që gjithmonë na kanë përkrahur dhe na kanë ndihmuar qytetareve dibran dhe të rrethinës. “Tani sapo siguruan donacion prej 100 Tabletësh kualitativ për këta nxënës. Edhe pse donacioni për blerjen e 100 Tabletëve ishte i siguruar që në fillim të vitit shkollor i njejti u vonua për shkak të mungesës së Tabletëve nëpër dyqanet përkatëse në Maqedoni dhe në rajon. Falënderojmë këtë shoqatë dhe kryetarin e saj Dashnor ( Dashi) Miftari, bashkë me Bordin drejtues. Duke u shprehë mirënjohje dhe falenderim pafund për këtë donacion shumë të vyeshëm për nxënësit tanë në këtë kohë pandemie, dhe, mbetemi me shpresë se ky humanizëm do të vazhdojë, por mirëpresim ndihmën edhe nga donatorë të tjerë në formë të organizuar apo nga individë të cilët do të shprehin gadishmërinë për të ndihmuar shkollën në të ardhmen”.
Në statusin e tij të plotë thuhet :
Duke marrë parasysh kushtet e tanishme të mësimdhënies ku për shkak të Pandemisë me Covid-19 gati të gjithë nxënësit në botë kanë kaluar në mësimin në distancë (online), Shoqata Atdhetare DIBRA nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si gjithmonë edhe kësaj radhe mendoi për nxënësit e shkollës të cilët kanë nevojë për tabletë dhe në këtë kontekst siguruan donacion prej 100 Tabletësh kualitativ për këta nxënës. Edhe pse donacioni për blerjen e 100 Tabletëve ishte i siguruar që në fillim të vitit shkollor i njejti u vonua për shkak të mungesës së Tabletëve nëpër dyqanet përkatëse në Maqedoni dhe në rajon.
Ekipi udhëheqës i shkollës në bashkëpunim me kujdestarët e klasëve IV-IX prej përpara kishte përpiluar listën e nxënësve që kanë nevojë për Tablet dhe në bazë të asaj liste është në proces të shpërdnarjes të këtij donacioni në mënyrë transparente.
Drejtoria dhe stafi i mësimdhënësve pranë SHFK “Said Najdeni” – Dibër, Drejtor Burim Kaziu, në emër të institucionit, të punësuarve dhe në emër të prindërve të nxënësve Shoqatës në fjalë me Kryetar Dashnor (Dashi) Miftari bashkë me Bordin drejtues u shprehë mirënjohje dhe falenderim pafund për këtë donacion shumë të vyeshëm për nxënësit tanë në këtë kohë pandemie dhe mbetemi me shpresë se ky humanizëm do të vazhdojë, por mirëpresim ndihmën edhe nga donatorë të tjerë në formë të organizuar apo nga individë të cilët do të shprehin gadishmërinë për të ndihmuar shkollën në të ardhmen. Ju garantojmë transparencë totale që ndihma e Juaj do të arrijë në destinacionin e duhur.

Comment

*