New York: 17-vjeçari shqiptar vdes në aksident

Deklarohet e vdekur edhe bashkudhëtarja e tij, 15-vjeçarja nga Brooklyn, Saniha Çekiç

 

Një përplasje makinash u mori jetën dy adoleshentëve, të dielën mbasdite, në Pearl River, New York. Një prej tyre ishte shqiptaro-amerikani Altin Nezaj, një 17-vjeçar, nxënës në shkollën e mesme “Pearl River”.
Viktima tjetër është një 15-vjeçare nga Brooklyn, Saniha Çekiç, mbase edhe ajo me rrënjë shqiptare. Një shoqe e tyre, udhëtarja e tretë duket jashtë rrezikut për jetën por mbetet e shtruar në spital.
Të tre ndodheshin në makinën Porsche që u përplas me një veturë të tipit “2013 Volkswagen Jetta”. Shoferi i kësaj të fundit nuk pati lëndime.
Altin Nezaj ishte edhe anëtar i ekipit të futbollit të shkollës që mbajti zi, duke ndezur qirinj në kujtim të tij.
Sipas të dhënave, makina e tipit Porsche, pas përplasjes, ka rënë nga një mbikalim shumë i lartë, në Route 304, dhe ka rënë përmbys mbi shinat e trenit, poshtë ku ka marrë flakë. (r.a./Illyria)

Comment

*