New York: Darkë lamtumire, për Dom Viktor Dedajn – kthehet me detyrë në vendlindje, në Dioqezën e Tivarit

 Nga Beqir Sina

Me rastin e kthimit të tij në vendlindje, Famullia “Zoja e Shkodrës” shtroi një darkë lamtumire në nder të përcjelljes së një nga shërbyesit më të dashur në kishën e tyre, për 17 vjet Dom Viktor Dedaj.
Ishte një darkë e këndshme, me muzikë valle dhe ushqim të bollshëm, 0në restorantin “Molino’s at Lake Isle”, në qytetin White Plains – Eastchester të New Yorkut, të dielën në mbrëmje.
Qindra besmitarë përfshirë edhe udhëheqësit shpirtërorë të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, me në krye meshtarin e dalluar të saj Dom Pjetër Popaj, veprimtarë të komunitetit miq dhe dashamirë u bënë së bashku për të përcjellë në vendlindje meshtarin qw dha me qindra mesha, dhe mori pjesë në shumë festa fetare.
Dom dedaj ka 0shërbyer gjithmonë përkrah Doma Pjetër Popaj si ndihmës i tij, për këto 17 vjet.
Por, ja që vjen një ditë dhe ai kthehet përsëri në vendlindjen e tij, krenar dhe më i frymëzuar me besimin e tij, me më provojë dhe më i pjekur – duke mësuar shumë nga famullitari e dëshmue i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, Meshtari i saj Dom Pjetër Popaj, i dalluar ky për fe e atdhe për më shumë se tre dekada në Nju Jork.
“Është, shumë e vështirë të shërbesh në një kishë, ku është Dom Pjetër Popaj, sepse ‘hija’ e tij nuk të le të dukesh, por është nder dhe pervilegj të shërbesh pranë tij, se ke se çfarë meson për fe e atdhe,” dhe, njeri prej këtyre që u formua i till ishte pra Dom Victori, ai që për 17 vjet la një dashuri dhe një respect te, të gjithë besimtarët, të cilët erdhën ta përshëndesin e përcjellin në vendlindjen e tyre, plot mall e dashuri, Dom Victorin, ashtu si ai ishte me këta besimtar – fjalë but dhe fjalë ambël si vet natyra e tij hyjnore e kishtare –
Në rrjetin social Facebook, llogarinë e tij Kryetari Këshillit të Kishës, Leonard Berishaj, postoi një grup fotografish, nga kjo darkë lamtumire, si dhe fjalën e tij përshëndetse:

Të nderuar dom Pjeter dhe dom Viktor
Të nderuar zonja dhe zotërinjë,
Mirësevini në këtë darkë lamtumirëse për Dom Viktor Dedaj.

Para 17 vitesh dom Victori ka ardhur në SHBA për gjëndje shëndetësore, në mënyrë që sherimin më të mirë t’a gjejë këtu. Perveç Dom Pjetrit dhe përkrahjes së tij të parezervë Dom Viktori në Famullinë tonë të Zojës së Shkodrës ka gjetur edhe një komunitet shumë të dashur, të afërm dhe dashamirës të tij, përkrahja e të cilit kurrë nuk ka munguar. Dom Viktori ishte dhe do të vazhdojë të jetë i dashur nga të gjithë, sepse ai vet është person i shoqërisë, bujar, punëtor dhe shumë ambicioz.

Ai këtu ishte ndihmës famullitar gati 2 dekada, ku e falenderoj personalisht dhe e falenderojmë në emër të Këshillit të Kishës, për punën, kontributin, afërsinë, dashamirësinë me të gjithë e sidomos me ata që i ka njohur më së miri.

Dom Viktori ka shërbyer në këtë famulli më shumë se ndonjë ndihmës-famullitar tjetër dhe ka qenë e është një kënaqësi të jesh në praninë e tij e t’i dëgjosh fjalët e tij, spjegimet dhe predikimet e tij. Unë kam patur nderin dhe kënaqësinë të rrij me të dhe të shpenzoj kohë me të, ku bisedimet dhe veprat e tij janë shumë domethënëse, me një pervojë jo të gjatë, por shumë intresante. Nëpërmes bisedimeve të tij, i njofton më së miri idealet që i posedon, mprehtësinë, zgjuarsinë dhe zemërgjerësinë që ai ka.

Erdhi koha që Dom Viktori të kthehet në vendlindjen tonë e të jetë Ati shpirtëror i atij popullit, andaj i dëshiroj suksese dhe t’a përcjellë shëndeti i mirë në famullinë origjinale të tij në të cilën është shuguruar, në Dioçezën e Tivarit. – Dom Viktor dëgjofsha mirë për ty.

Poeti Kosovar Mhill Velaj, i cili mori pjesë në mbrëmjen e përcjelljes së Dom Viktorit, shkroi në satusin e tij se :” Ishte dhe mbetet nji bari i mirë shpirtëror.Ndihem krenar se e njoha.Ishte i ri në moshë por i pjekur në thirrjen shpirtërore!

Comment

*