New York: Festivali i pestë i Shkollave Shqipe një pasuri për Diasporën

Një traditë e mrekullueshme është krijuar tashmë ndër shqiptarët e Amerikës e pikërisht me Shkollat Shqipe të krijuara në shërbim të nxënësve për t’iu mësuar Gjuhën tonë hyjnore, Gjuhën Shqipe.

 

Nga Keze Kozeta Zylo

Pesë vjet më parë Bordi i shkollave Shqipe ku më duhet të kujtoj me plot respekt ideatorin ish Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës ambasadorin Bekim Sejdiun dhe shkollën shqipe në Bronx ku u vendos që për cdo vit të zhvillohet Festivali i Shkollave Shqipe në Diasporë.  Dhe ja tek kaluan pesë vjet dhe nxënësit shqiptare shumica të lindur dhe rritur në Amerikë u ngjitën në skenë me plot krenari për të kënduar, interpretuar dhe vallëzuar shqip.

Shkollat në zonën e shtetit te New York-ut, New Xhersit ishin përgatitur me plot kujdes dhe profesionalizëm për të debutuar në skenë programin artistic të përgatitur nga mësueset e tyre.

Ishte nje e diele e ngrohtë, e ëmbël, ndonëse vranësirat dhe shiu i butë na shoqeroi gjithë rrugës, përsëri ngazëllimi dhe pasioni për të dhënë nga profesioni ynë i shtynte retë dhe hapte qiellin për të komunikuar me diellin.  Komunikimin më diellor e bënë nxënësit shqiptarë të cilët dukeshin sikur e ndaluan shiun dhe sollën dritë, paqe, dashuri dhe emocion ndër sytë e spektatorëve që duartrokisnin papushim.

Shkolla mikpritëse sipas rotacionit ishte Qendra Kulturore Shqiptare në Clifton, New Jersey me drejtues të shkollës z.Shaban Gjoka.  Z.Gjoka na mirëpriti me plot gëzim dhe kulturë të cilët kishin kohë që po merreshin me organizimin e këtij manifestimi madhështor në shërbim të kulturës dhe traditës shqiptare.  Është krenari e ligjshme kur shikon këta nxënës të mrekullueshëm që kush me kostume popullore e kush kuq e zi dalin në skenë dhe japin koncert shqip.

Të gjitha këto programe kryhen pas mësimit të rregullt në shkollat amerikane ndonëse nuk janë të lehta, por kur bashkëpunon me prindërit dhe aktivistë të diasporës doemos që rezultatet do te jene të dukshme.  Këtë vit festivalit iu shtua dhe një shkollë e re shqipe “Children of the Eagle” Yonkers, New York me drejtuese znj.Drita Gjongecaj, çka përbën krenari për të gjithë ne si shqiptarë.  Kur shtohen shkollat shqipe duket sikur Rilindasit tanë, mësuesit martirë që derdhën gjakun lumë për mbrojtjen e Alfabetit Shqip, bekojnë me dritë Perëndie nxënësit, prindërit, mësuesit që mbrojnë Gjuhën Shqipe në Diasporë.

 

Ceremonia e hapjes dhe përshëndetjet për festivalin

Prezantuesja e Festivalit ishte zonjusha simpatike Megi Qoshja veshur me elegance dhe me një të folur plot elekuencë dhe kulturë në shqip dhe anglisht e cila i dha dhe më shumë hijeshi festivalit.

Znj.Qoshja ka ftuar në  skenë  gjithë  pjesë marrë sit nxë në sit pë r të  kë nduar dy hymnet kombë tare amerikane dhe shqiptare.

Zonjusha Qoshja ftoi në skenë z.Shaban Gjoka i cili hapi Festivalin si mikpritësi i këtij aktiviteti të rëndësishëm njëherazi dhe drejtori i Qendrës kulturore shqiptare në Clifton, New Yersey.  Ai falënderoi të gjithë organizatorët, bashkëpunëtorët, drejtuesit e shkollave shqipe që kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë festival.  Gjithashtu falënderoi përfafqësuesit nga Konsullata Shqiptare, Misioni i Përhershëm shqiptar në Kombet e Bashkuara si dhe nga Kosnullata e Përgjithshme e Kosovës në Manhattan.  Z.Gjoka ftoi në skenë Majorin Richard Rigoglioso të Garfield City që është një qytet në Bergen County, New Jersey i cili midis të tjerash tha se ishte tejet krenar të shikonte gjithë këta nxënës në shkollën Garfield dhe të zhvillonin festivalin në Gjuhën Shqipe.  Nuk ka më krenari për ne si amerikanë kur shikojmë që qytetarë amerikanë sjellin kultura të ndryshme dhe ne i respektojmë dhe dëgjojmë ata me shumë kënaqësi.

I uroj shumë suksese z.Shban Gjoka dhe gjithë drejtueseve të shkollave Shqipe që kanë ardhur këtu për të zhvilluar festivalin e pestë në gjuhën shqipe.

Pas fjalës së z.Rigoglioso ka përshëndetur dhe City Manager Thomas Duch, i cili ndërmjet të tjerash tha se rrënjët e tij janë sllovake dhe e kam krenari kur prindërit e mi më kanë mësuar traditën dhe kulturën sllovake, prandaj kur mos i harroni rrënjët e të parëve, rrënjët e gjyshërve nga keni origjinën.  Unë ju faënderoj dhe me bëhet zemra mal kur ju shikoj ju si shqiptarë të mblidheni së bashku në këtë Festival fëmijësh dhe të sillni kulturën dhe traditën tuaj.

Në  kë të  festival pë rshë ndeti dhe znj. Najada Sojli, konsulle në konsullatën shqiptare në New York e cila në  emrin e saj personal dhe të konsullatës ndërmjet të tjerash falënderoi organizatorët dhe mikpritësit e festivalit si dhe gjithë shkollat shqiptare që marrin pjesë në këtë festival.  Është emocionuese të shoh gjithë këta fëmijë këtu në New Jersey dhe të marrin pjesë në festival për të pasqyruar traditën dhe kulturën tonë të lashtë shqiptare.  Znj. Sojli iu uroi gjithë nxënësve dhe mësuesëve suksese të mëtejshme!

Me shumë përzemërsi përshëndeti z.Fatmir Zajmi kosnull në  Konsullatë n e Përgjithshme tëKosovës i cili i falënderoi pamasë të gjitha shkollat pjesëmarrëse në këtë festival dhe iu uroi nxënësve që të mos e harrojnë kurrë Gjuhën Shqipe. Vazhdimësia e festivalit në vitin e pestë tregon qartë seriozitetin e Bordit dhe dashurinë e pakufishme për Gjuhën Shqipe.

Në këtë festival mori pjesë në emër të Misionit të perhershëm shqiptar në Kombet e Bashkuara z.Arben Idrizi.

 

Programi nga nxënësit e shkollave Shqipe

Programi u hap me hymnin e Shkollave Shqipe “Gjuha Shqipe, Gjuha Jonë” muzika Petrika Melo, teksti Kozeta Zylo dhe orkestracioni Tom Lleshi drejtuar nga udhëheqesja artistike e Shkollës Shqipe “Alba Life” sopranoja e shquar Dëshira Ahmeti Kërliu.

 

Shkolla Shqipe AlbaLife, Staten Island, Brooklyn, Queens, NY

1-“Kënga e nënës”.  Këndojnë vëllezërit Eneo dhe Kelvin Rustani nxënës të shkollës shqipe “Alba Life” në Brooklyn dhe shoqëron kori i shkollës Shqipe “Alba Life”.

2- “Zilja po na fton”. Luan në piano Dea Watkins nxënëse e shkollës shqipe “Alba Life” në Staten Island

3- “ Alfabeti Shqip”.  Teksti Parashqevi Qirjazi. Këndon kori i shkollës “Alba Life”

4- “Dhuratë për Ditëlindjen”.  Këndon Dea Kerliu, nxënëse e shkollës Shqipe “AlbaLife” në Staten Island dhe shoqëron kori i shkollës

5- “Valle me motive nga “Jugu” vallëzojnë grupi i valltarëve

 

Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane Riverdale, NJ

  1. “Valle Festive” Interpretojnë grupi i dytë i valleve të Shkollës Shqipe, Riverdale me koreografi nga Filloreta Oxha .
  2. Kënga “Fol Shqip” interpreton – Elisa Shabani. Shoqëron në tastierë Neat Kamo.
  3. Kënga ” Xhamadani vija vija ” Interperton – Erlinda Erion Shoqëron në tastierë Neat Kamo.
  4. Vallja e Drenicës Interpretojnë grupi i parë i valleve me koreografi të Xhemal Bekteshit

 

Shkolla Shqipe në Bronx, New York 

  1. Vallja e Rugovës
  2. Kënga Kah po vjen more Çun Mula. Këndon Jozef Junçaj dhe grupi
  3. Kënga kushtuar Vllezërve Gërvalla. Këndojnë Vëllezërit Hasangjekaj dhe grupi
  4. O Malësi të bekoft Zoti. Këndon Jozef Junçaj.
  5. Pranë burimit, këndon dueti Brunçaj- Hasangjekaj
  6. Kolazh Vallesh – Vallëzon Grupi

 

Shkolla Shqipe Children of the Eagle Yonkers, New York

  1. Kënga e Abetares – Këndon kori i shkollës Children of the Eagle
  2. Kënga e Gjyshes   – Këndon kori; soliste Eugen dhe Enxhi Dana
  3. Do Re Mi             – Këndon kori i shkollës Children of the Eagle
  4. Macja Le të Lahet  – Luajnë në fyell fëmijët e shkollës Children of the Eagle
  5. Kolazh me valle  –  Kërcen grupi i valleve; soliste Albana Lajqi, Enxhi Dana, Lulvera Rukaj, dhe Rina Lajqi

 

Qendra Kulturore Shqiptare ne Clifton, New Jersey

Kolazh Vallesh me motive të Tiranës, Devollit, dhe Tropojës. Koreografia Ajana Cela dhe Bardha Bushka.

Kënga Xhamadani Vija Vija  Këndon kori i fëmijëve. Drjeton Faton Krasniqi Në tastjerë Fadil sahatqiu në Kitare Afrim Doberdoli

“Niset trimi për Kurbet” Këndon Meyrem Konjhogjic. Drejton Faton Krasniqi Në tastjerë  Fadil Sahatqiu, në Kitarë Afrim Doberdoli

Fryn Murlani me Stuhi Këndon Alisa Kapaj dhe Erind Kukaj. Drjeton Faton Krasniqi Në tastjerë Fadil Sahatqiu në Kitare Afrim Doberdoli.

Vallja Kreshnikët e Lirise Koreografia Arjana Cela

Në këtë program Z.Gjoka paraqiti dhe surprizën e radhës duke thënë se në grupin e tyre kishte dhe një të huaj nga Sarajeva që këndonte dhe vallëzonte shqip, surprizë që u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit.

 

Mbyllja

Pas përfundimit me plot sukses të Festivalit të Shkollave Shqipe Z.Gjoka falënderoi përsëri të gjithë nxënësit artistë dhe ftoi në skenë drejtuesit e shkollave për të marrë trofetë si: z.Qemal Zylo drejtor i Shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në disa lagje të Nju Jorkut, znj. Linda Kaba drejtore e Qendrës Kulturore shqiptaro Amerikane Riverdale, New Jersey, z.Mustaf Qosja drejtor i Shkollës Shqipe në Bronx, New York, znj. Drita Gjongecaj drejtore e Shkollës Shqipe “Children of the Eagle Yonkers, New York, si dhe përfaqësuesin e Qendrës kulturore shqiptare në Clifton, New Jersey.

Në fund u realizua një foto kujtim i perbashket me të gjitha mësueset pjesëmarrëse, drejtuesit e shkollave si dhe përfaqësuesit nga konsullatat shqiptare dhe të Kosovës.

Festivali i pestë u filmua nga media prestigjioze si “Zëri i Amerikës”me gazetaren znj.Rudina Dervishi dhe TV “Alba Life” me kameraman Todd Watkins ku u morën disa intervista me personalitete nga bashkëpunëtorja e TV “Alba Life” Rea Ulaj.

27 Maj, 2018

Clifton, New Jersey

 

One Response to “New York: Festivali i pestë i Shkollave Shqipe një pasuri për Diasporën”

Read below or add a comment...

  1. Adnan Derti says:

    Artikulli i Illyrise e fsheh faktin se nje grup vajzash ne festivalin kishin shamia islamike. Turp per organizatore qe e pranuan qe feja te perzihet me atdheun. Shamiat muslimane nuk jane pjese e kultures Shqiptare, edhe asht barbarik me i shfrytezu vajzat me kominuku “islam, islam e prap islam”. Ja ku keni fotografi qe e tregojne:

    https://www.facebook.com/beqir.sina/posts/1906314556100122

Comment

*