New York : Kujtohet përvjetori i 41-të, i vdekjes së Major Abaz Kupit

Shqiptarët në SHBA nderojnë dhe vlerësojnë si nji hero i lavdishëm, majorin e xhandarmërisë mbretërore, që mori në dorë mbrojtjen e vendit dhe vazhdimin e luftës kundër nazifashistëve

 

Beqir Sina
QUEENS, NY: Partia Levizja e Legalitetit, Dega e SHBA-se, në bashkëpunim me familjen Kupi, ka kujtuar sot me një pelegrinazh përkujtimor, që është mbajtur tek varri i tij, në varrezat publike “Maple Grove Cementry” në Kew Gradens (Queens), 41të -vjetorin e vdekjes së Major Abaz Kupit.

Televizioni Kultura Shqiptare, i cili filmoj veprimtarinë dhe ka përgatitur reportazhin në këtë përkujtimore në të cilën morën pjesë dhjetra perfshire edhe udhëheqësit e Partisë Lëvizja e Legalitetit,disa drejtues shoqatash, historianë dhe veprimtarë të komunitetit, miqtë dhe dashamirët e familjes Kupi.

Ata u mblodhen edhe sivjet, si cdo vjet, ne kete fillim viti tek varri i Abaz Kupit, për të përkujtuar 41- vjetorin e vdekjes së ketij udhëheqësi të madh të nacionalizmit shqiptar, njeriut simbol të besës ndaj atdheut, themeluesit të Organizatës Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit”, politikanit të pa kompromis, besnikut të pashokë ndaj Mbretit Zog dhe mbi të gjitha organizatorit të rezistencës antifashiste të 7 Prillit 1939,

Edhe këtë vit ishin udhëheqësit e Partisë Lëvizja e Legalitetit, drejtues, historianë dhe veprimtarë të komunitetit të cilët me fjalimet e tyre , evokuan me kujtimin e tyre heroin tonë kombëtar Abaz Kupin, duke e konceptuar kësaj radhe këtë veprimtari, edhe si një konferencë hisorike në kujtim të Abaz Kupit.

Veprimtarinë e drejtojë Ahmet Hoti – Sekretar i Përgjithshëm e PLL, dega SHBA, ndersa fjalën kryesore e mbajti Muharrem Xhydo, ish i burgosur politik në burgjet famëkeqe të kohës së komunizmit në Shqipëri.

Në fjalimin e tij duke përkujtuar e vlerësuar heroin, z. Muharrem Xhydollari(Hudënishti), veprimtar i njohur legalist, përfaqësues i një familje shembullore në shërbim të Atdheut dhe Mbretit Zog, në fillim ka tërhequr vëmendjen për arrestimin e Ramush Haradinaj nga autoritet franceze dhe kërkoi që komuniteti shqiptar të reagojë me vendosmëri.

Duke u fokusuar tek përvjetori i 41-të i vdekjes së Abaz Kupit, folësi tha se “Jemi mbledhur sot këtu, për ta kujtuar këtë ditë të shenjtë,që ka të bëjë me personalitetin e madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve, politikanit,diplomatit dhe luftëtarit legjendar Abaz Hasan Kupi.

Ai, me sakrificën e tij bëri që të mos e njohë asnjëherë qetësinë dhe rehatinë e familjes për shkak të luftrave dhe aktiviteteve për Kombin, si në përballjen me armiqtë pushtues, ashtu edhe me demagogjitë e brendshme shqiptare.“
Xhydollari, tha se roli i Abaz Kupit gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte i përmasave Kombëtare. Ai vuri në dukje shqiptarizmin e Abaz Kupit, që u bashkua me Frontin për t’i shërbyer Kombit, dhe u largua prej tij, kur e pa se Jugosllavët manipulonin Lëvizjen shqiptare në kurriz të Kosovës.

Abaz Kupi iu largua luftës vëllavrasëse që pat nisë në Shqipëri në kërkim të marrjes së pushtetit.

Folësi komentoi një letër të dërguar nga Abaz Kupi për Legalistët e zonës së Pogradecit. Organizata Lëvizja e Legalitetit në Pogradec,që drejtohej nga akademiku Nuri Hudenishti, organizoi në fshatin Dunicë të Mokrës një nga Kuvendet e rëndësishme të këtij grupimi politik më 14 Shkurt të vitit 1944. Në Kuvend u evidentuan të gjitha udhëzimet e dërguara nga komandanti i përgjithshëm i Lëvizjes së Legalitetit z. Abaz Kupi. U lexua aty edhe letra përshëndetse që u kishte dërguar Abaz Kupi. Ndër të tjera në të shkruhej: “Nuri, veç të tjerash duhet të bësh kujdes, forca që drejtohet prej jush duhet të kenë në shenjë vetëm armikun, jo vëllezërit shqiptarë. Ju porosis, që jo vetëm të mos bini në vëllavrasje, por mundojuni që me ndikimin tuaj ta ndaloni vëllavrasjen. Kujdes nga përplasjet me grupimet e tjera, mbasi tash në Shqipëri, ajo ka filluar hapur.” Kjo këshillë dhe ky udhëzim i Abaz Kupit u përshëndet nga Kuvendi. Edhe përfaqësuesit britanikë që ishin në Shqipëri e lëvduan këtë qëndrim të Abaz Kupit. Abaz kupi luftonte për një rend që të respektonte njeriun, fenë dhe pronën, por aleatët e përkohshëm të tij, partizanët i merrnin porositë nga emisarët jugosllavë.Lufta vëllavrasëse u bë-platformë për partizanët e Enver Hoxhës. Abaz Kupi, nuk pranoi që pushka e tij të vishte me të zeza nënat dhe motrat shqiptare, tha Xhydollari.

Gjithashtu, folësi kritikoi ashpër tranzicionin shqiptar, ku ish komunistët trashëguan pushtetin edhe në demokraci, ata aministuan vetëveten me justifikimin se në diktaturë paskëshin bërë vetëm detyrën sipas ligejve të kohës! Edhe drejtësinë ata e kanë në dorë, gjithçka.
Xhydollari, e mbylli ligjëratën e tij me këshillën që vjen nga Abaz Kupi:”Lufta jonë, na këshillon Abaz Kupi, mbaron vetëm kur Shqipëria të dekomunizohet plotësisht.”

Më pas lexojë mesazhin e dërguar me rastin e 41 vjetorit të vdekjes së Abaz Kupit, nga Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana, kryetari i degës së PLL për SHBA, z Hakik Mena.

Profesor Muharrem Dezhgiu, lexojë një kumtesë dhe i dhurojë librin “Shqipëria nën Pushtimin Italian (1939-1943), kryetarit të PLL, zotit Hakik Mena dhe nipit të Abaz Kupit, Kutbi Kupit.Ndërkohë, përshëndeti në emër të Vatrës, nën/kryetari i saj Aslan Bushati,dhe veprimtari i ceshtjes came Inxh. Sali Bollati i mbijetuari i gjenocidit Çam, në cilësin e Shoqatës Atdhetare Çamëria.
Përshendeten me kete rast veprimtarinë perkujtimore aktivistët Marko Kepi, Gjek Gjonleka, Tomë Mrijaj, Mimoza Dajci.
Kurse , Arben Kupi foli në emër të familjes Kupi, duke faleminderuar të gjithë pjesëmarrësit.
Në këtë veprimtari figura e Abaz Kupit, u verësua nga të gjithë për gjatë gjithë jetes së tij, nga folësit, të cilët veçuan me këtë rast edhe atë në krye të trupave të Mbretit Zog, kur ai me trupat e tij bëri rezitencën parë historike, duke i zbardhur në këtë mënyrë faqen Shqipërisë, më 7 prill 1939 dhe si themelues i Organizatës Kombëtare të Lëvizjes së Legalitetit, në SHBA.
Ky takim nisi me nderimin nga të pranishmit të të hymneve kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe me mbajtjen e një minutë heshtje, për të kujtuar me nderim dhe respekt të gjithë të rënët , për liri, pavarësi e demokraci.

Comment

*