NGA DITARI I PROF. LUME M. JUKA PER SHENJTOREN NEN’ TERESA

Nga Eduard Dilo

Ne kete dite te trishtuar, te mesimit per humbjen e Z. Lume M. Juka, e ndjej si dosdoshmeri te sjell pjese nga Ditari i saj plot vlere, dhurate Familjes Dilo-Sheperi. Ditari i saj, shkruar thjeshte, cilter, me nje shkrim te qarte e te bukur, ka shume Hyjni, se shkruan per Hyjneshen me origjine shqiptare, Shen’ Teresen e nderuar dhe respektuar nga mbare njerezimi:

“E marte, 2 Qershor 1981
– Jam në dhomen e vogel ku ka me fjete Nana Teresa sonte. Po Asht e vertete. S’mund te ju besoj syve te mij. Zemra me rreh me nji gezim e mirenjohje te pa pershkrueshme.
Duhet te shkruej dicka qe te me mbesin, perndryeshe kam me kujtue se kam kene anderr.
Ode sa grimca. Nji shtrat hekuri. Nji dyshek i holle, ma fort jorgan se dyshek. Shume ma i ngushte e ma i shkurte se shtrati… mbulue me nji carcaf te vjeter e nji batanie ( jamulli) te lehte.
Ne mur : nji Kryq I bame me dy dega, ose dy krande te thata. Nji lutje e shkurte n’ anen e dritares ( vue aty sigurisht nga murgeshat).
Ne paca kohe kam me e kopjue).
Nji drase me kater kambe: (tavolina e saj ku shkruen kur ka kohe ). Nji moter posa’ vuni siper saj tashti ne nje gastare cfardohi, njo drandafile te keputun ne kopshte.( kan nji kopesht te vogel. Kur mrrina te dieln m’u duk si me u kthye ne Shqipni, asht i rrethuem me mure te nalta e ka dy manda mbushe me kokrra, qe kane me u pjek perseshpejti. Bare e drandofile. Ne midis statuti i Zojes Bekume. Zogjet qetesisht cicrojne e kendojne).
Cka ka tjeter? Vare ne mur nji kalendan fale prej ndokujt, e sigurisht e fale gjithashtu nji komon i vjeter me dy syza te shtrembta te cilat patjeter me mezi cilen e hapen…
N’ket ode flene ndoj murgeshe ose aspirante, ose “come and see” kujt t’i takoje, kur s’asht N. Teresa ne NY. Simbas nji rregulli qe paskan M.M. cdo muej nderrohen dhomat: here here te takon me fjete ne dormitore ne podrum, here per toke, here n’ode ne vedi.
Para se te vinte N.Teresa aty kishte fjete Sn.Mirmala : per toke ne dyshek te holle te cilin – diten- e mblidhte ne nje qoshe. E pashe, se mue me thane sot me ja goditi shtratin N.T… U shendova persetepermi: Me i godit shtratin nji Shenjtneshe Shqiptare…. M’u duk si me me dhane Zoti nji mission prane vendit t’em. Cili mund te jete?

Comment

*