Ngrihet flamuri kombëtar në Hartford, Konektikat

Artur Vrekaj
Për nder të ditës së flamurit dhe 105-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë autoritetet ngritën zyrtarisht flamurin kombëtar të Shqipërisë në ndërtesën e shtetit dhe legjislativit të shtetit Konektikat. Flamuri do të qëndrojë në shtizë për një javë rresht krahas flamurit kombëtar amerikan dhe atij të shtetit Konektikat.
Aplikimi për këtë akt zyrtar u bë nën kujdesin e drejtuesit të organizatës së komunitetit shqiptar për Hartford zotit Artan Martinaj. Kjo veprimtari identitare i shtohet veprimtarive të tjera festive që organizojnë shoqatat shqiptaro-amerikane dhe grupe individësh këtu Shba.
Shpallja e 28 Nëntorit si ditë e Shqiptarëve për herë të parë edhe në Kosovë i bën më kuptimplote këtë vit ditën e flamurit dhe pavarësinë e Shqipërisë edhe për shqiptarët me banim jashtë trojeve amtare.
Ngritja e flamurit kombëtar në Hartford është kthyer tashmë në traditë falë edhe veprimtarisë atdhetare të Qëndrës Shqiptare,e cila është e çertifikuar në shtet si organizatë jofitimprurëse me statusin 501(3)c.
Amerika si vëndi i lirive e të drejtave e respekton shqiptaro-amerikanin si një shtetas amerikan që përmbush të gjitha detyrimet dhe aq më shumë kur ne organizohemi për të festuar ngjarje të tilla kombëtare.
Hartford, 26 Nëntor 2017

Comment

*