Presidenti serb është i padëshiruar në Zagreb

Beograd, 3 shkurt 2016 – Gazeta e Beogradit “Blic” njofton se Serbia duhet të zgjidhë të paktën njërën nga çështjet e hapura, siç janë të pagjeturit dhe çështja e kthimit të pasurisë, nëse kryetari serb Tomislav Nikoliq dëshiron ta vizitojë Kroacinë.

Kështu i është thënë kësaj gazete nga kabineti i kryetares kroate Kolinda Grabar Kitaroviq, transmeton Koha.net .

“Kushtet e Presidentes së Kroacisë për t’u takuar me Presidentin e Serbisë janë: zgjidhja e çështjes së të zhdukurve gjatë luftës, kthimi i pasurisë, thesarit kulturor dhe lëndëve arkivore si edhe zgjidhja e problemit të kufirit në Danub”, është përgjigjur kabineti i Presidentes së Kroacisë, në pyetjen se kur do të mbahet takimi i saj i Presidente kroate me Presidentin serb. (r.m.)

Comment

*