Nikoliq i kundërvihet Vuçiqit, do të kandidojë për President

Beograd, 16 shkurt 2017 – Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, i ka përgënjeshtruar raportimet se brenda partisë më të madhe politike në Serbi, Partisë Përparimtare Serbe (Srpska Napredna Stranka, SNS) është arritur vendimi konsensual lidhur me kandidaturën e partisë për zgjedhjet presidenciale në vend.

Nikoliq ka paralajmëruar se ai do të kandidohet edhe për një mandat të Presidentit, ndonëse kryesia e partisë ka vendosur që ta kandidojë kryetarin e partisë e kryeministrin aktual, Aleksandar Vuçiq.

Mediet në Serbi raportojnë se Nikoliqi e ka marrë vendimin që të ballafaqohet me Vuçiqin në festën e 65 vjetorit të lindjes.

Lajmin e ka konfirmuar në mënyrë indirente edhe vetë Nikoliqi.

“Nuk ka lëvizje, as tërheqje”, ka shkruar ai në Tëiter.

Kandidati i proklamuar i SNS-së, Aleksandar Vuçiqi, nuk ka bërë asnjë koment lidhur me kandidaturën e paralajmëruar të Nikoliqit. Ai e ka kaluar me heshtje pyetjen e gazetarëve lidhur me këtë temë.

Por, partneri i koalicionit qeverisës, lideri i Partisë Socialiste të Serbisë e ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, nuk ka heshtur. Ai ka quajtur të turpshme përballjen e Nikoliqit me Vuçiqin, në zgjedhjet presidenciale.

“Shumë herë kam theksyar se për Serbinë është më së miri ta ruajë stabilitetin politik nëpërmjet kandidaturës së njeriut që gëzon përkrahjen më të madhe të popullit, e ai është Vuçiqi, pa dyshim”, ka thënë Dëçiqi.

Ai ka theksuar se nëse Nikoliqi njëmend kandidohet kundër Vuçiqit, ai personalisht me gjithë partinë e tij do ta mbështesin edhe më fuqishëm Vuçiqin.

(Ramadan Muçolli, sipas B92 dhe Tanjug)

Comment

*