Nimaga largohet nga Skënderbeu, synohet Sherifi moldav

Është Bakary Nimaga i destinuari i radhës për tu larguar për një aventurë jashtë vendit në këmbim të parave të freskëta për arkat e Skënderbeut.

Pas shitjeve të Enis Gavazajt dhe James kampionët e Shqipërisë mund të përfitojnë një shumë të rëndësihme edhe nga mesfushori nga Mali, për të cilin kanë shprehur interesim konkret disa klube jashtë Shqipërisë.

Në pole position qëndron Sherif Tiraspol që është në fazë të avancuar negociatash me njerëzit e merkatos së Skënderbeut dhe me shumë mundësi do të jetë skuadra e ardhshme e 23-vjeçarit.

Nimaga luan me Skënderbeun që nga sezoni 2012-2013 dhe ka luajtur në total mbi 100 ndeshje me fanellën e bardhekuqve, një eksperiencë e gjatë dhe e suksesëshme me 5 tituj kampion që duket se i ka ardhur fundi me futbollistin afrikan që pritet të tranferohet në kampionatin moldav, te kundërshtarët e Shkëndijës së Tetovës në raundin e dytë kualifikues të Champions League.

Një tjetër lojtar që ka merkato në Korçë është edhe Fidan Aliti me drejtuesit e klubit që kanë nisur punën për të mos u gjendur të papërgatitur në rast largimi të mbrojtësit, dhe duket se kanë përzgjedhur Ditmar Bicajn për të mbushur bëshllëkun që do të krijohej nga një largim eventual i 24-vjeçarit nga Presheva.

Ndërkohë e sigurt është se për sezonin e ardhshëm Orges Shehi do të ketë në dispozicion edhe Dejvi Bregun me klubin që ka vendosur ta mbajë në skuadër për sezonin e ardhshëm futbollistin i cili do të bashkohet me Skënderbeun menjëherë pas aventurës në Europa League me Luftëtarin.SuperSport

Comment

*